Fileto merluci me kungulleshka
PERBERSIT:
disa fileto merluci
disa kungulleshka
3 luge galet (bukë e tharë e grire imet)
pak kripë dhe piper i zi
pak vaj ulliri
PERGATITJA:
Pastroni fileton e merlucit nga halat dhe vendosini në nje tepsi me letër furre poshtë.Lani kungulleshkat duke i hequr kokën dhe bishtin.Me ndimën e një qeruese patateje prisni feta të holla pergjate diametrit te kungulleshkes, sikur po qeroni një patate.Kriposni peshkun.Mbulojeni me fletat e holla të kungulleshkës dhe siper shtoni galeten,pak kripë dhe piper të zi.Spërkateni me vajë ulliri.Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më pare në 200° për 15 minuta.
Shërbejini te nxëhta.
Ju beftë mirë 🙂