Fileto me piper jeshil
Është një recet e thjeshtë kryesishtë.Receta origjinale parashikonë dhe perdorimin e panas,por unë nuk e bëj të tille duke mos e rënduar kot dhe mos i hequr shijen një cop mishi të mirë.
2 copa fileto viçi të prera në mënyrë rrumbullake
1 lugë e vogël piper jeshilë (zakonishte e gjeni me lëngun e tyre një tip shëllire e aromantizuar)
2 lugë mustardë
1 lugë gjalpë
1 gotë e vogël brandy(brendi) ose konjak
kripë
Lidhni filetot me spango në mënyre që forma e tyre rrumbullake mos të prishet gjatë pjekjes.Shtypni me një rrahëse piperin jeshilë.Ngjeshni fortë filetot te piperi i copëtuar nga të dyja anët.
Shkrini gjapin në një tigan që nuk ngjitë dhe skuqni në to filetot në zjarrë të mesëm nga të dyja anëtKur e shikoni që nuk nxjerrin më lëngë në siperfaqe hiqini dhe ruajini mënjanë ë mbuluar me letër alumini që të rrinë ngrohtë.Në tiganin ku skuqët salsën shuani me brandy-n shtoni mustardën dhe përzijeni që mustarda të shkrije.Shtoni dhe pjesën tjetër të piperit jeshil që nuk u ngjitë mbas mishit.Eshte koha të bashkoni me salcën dhe filetot,kriposini dhe lërini disa sekonda në zjarrë që shijet të lidhen me njëra tjetrën.
Shërbejini të nxehta me salcën e vet dhe një kontorno patatesh furre.
Ju bëftë mirë 🙂