Fileto levreku në kore erëzash të freskëta
Recetë që bëhet në dy sekonda, mjafton që në shtëpi të keni erëzat e freskëta dhe ja ku keni një darkë shumë të shijshme.
1 fileto levreku ose peshkun që dëshironi rreth 400 gr.
3-4 feta buke
Një dorë erëza të freskëta si koper, mëndër, trumëz, majdanoz, rigon
2-3 speca djegës
2 lugë djathë parmixhano i grirë
2-3 lugë verë të bardhë
2-3 lugë vaj ulliri
2 thelpinjë hudhra
Pak kripë
Vendoseni fileton në një tavë me letër furre poshtë, dhe kriposeni paksa.
Në një mikser shtoni tulin e bukës, hudhrat, specin djegës dhe jepini një të bluar të shpejtë, pastaj shtoni erëzat, kripën, bluajini përseri derisa masa të jetë e shkrifët dhe e bluar mirë.
Vendoseni në një enë ku do të shtoni dhe djathin e grirë, vajin dhe verën, përzijeni mirë që të keni një brumë të shkrifët por të njomë.
Me këtë brumë vishni komplet sipërfaqen e peshkut me një shtres normale, as të hollë shumë as e trashë.
Shtoni akoma pak vaj sipër dhe piqeni në 200°C për 25-30 minuta derisa sipërfaqa të jetë kërce.
Shërbejeni me një sallatë stine ose me patate furre, perime të pjekura, ziera në avull etj.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |