Fileto levreku me perime dhe oriz basmati
Peshku i tiganisur me perime është shumë i shijshëm, në këtë recet e kam lën pak me lëngë për ta shoqëruar me orizin basmati i cili i jep pjatës një shije orientale.
2 fileto levreku të mëdha rreth 400 gr. secila
2 gota oriz basmati
Një dorë domate të thata ( i kisha që nga dimri e doja ti hiqja, ju mund të përdorni të freskëta)
1 lugë salcë domatesh
2-3 speca te kuq
një dorë ullinjë pa bërtham
2-3 thelpinjë hudhra
2 speca djegës të freskët
Pak majdanoz
Pak koper
1 gotë verë të bardhë
Pak kripë dhe piper të zi
Pak vaj ulliri
Për përgatitjen e orizit basmati shikoni këtu. dhe ndërkohë që orizi zjen përgatisni peshkun.
Grini imët majdanozin dhe hudhrat.
Fileton e peshkut kontrollojeni nëse i ka ngelur ndonjë hal. Nxehni fortë një tiganë me pak vaj ulliri dhe shtoni në të një pjes të hudhrave, majdanozin dhe specat djegës. Sapo vaji të aromantizohet vendosni në të fileton dhe skuqeni fortë nga ana e lëkurës derisa ajo të bëhet kërce. Nuk ka nevoj ta ktheni dhe nga ana tjetër, kriposen hiqeni nga tigani dhe ruajeni mënjanë.
Në të njëjtin tigan shtoni specat dhe domatet e prera në copa të vogla, pjesën e mbetur të hudhrave dhe kaurdisni në zjarrë të mesëm, kriposini, shtoni pak piper të zi, salcendhe ullinjtë. Lërini të gatuhet paksa. Kur të jetë gati shtoni dhe filetot në të dhe shuani me verë të bardhë. Sapo vera të avullojë, shtoni një gjysëm gote ujë dhe lërini që gjella të lezetohet dhe më pas shërbejeni sipër orizit basmati me koper dhe majdanoz të grirë
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |