Fileto koce me presh dhe finok të tiganisur
Është një recet e thjesht që përgatitet dhe kur skeni shumë kohë. Mjafton që të merrni fileto e prera të gatëshme nga peshk-shitësi juaj, në të kundërtën kur ti bëni vet mundohuni ti pastroni halat sa më mirë që të mundeni.
fileto koce
finok
presh
disa domate të vona në të kundërt domate nën vaj
limon
kripë dhe piper i zi
pak vaj ulliri
majdanoz
Prisini perimet në feta të holla dhe vendosini të kavërdisen me pak vaj ulliri. Lërini të kavërdisen ngadalë derisa të jen gati, sipas dëshirës mund ti shtoni gjysëm gote ujë nëse finoku rezulton shumë i fortë. Rregulloni shijen me kripë dhe piper të zi.
Ndërkohë nxehni një tigan me një fije vaj ulliri dhe thekni në të filetot e peshkut me feta limoni. Thekini mirë derisa lëkura e tyre të bëhet kërce. Shtoni kripë dhe piper të zi.
Kompozoni pjatën duke vendosur perimet në fillim dhe sipër tyre filetot e peshkut. Anash vendosni fetat e limoni. Unë për dekorin e sipërm vendosa dhe ca fleta preshi të prera hollë dhe të thekura në furrë me pak vaj ullir.
Shërbejeni me majdanoz të grirë sipër dhe feta buke të thekur me pak vaj dhe rigon.
Ju bëftë mirë 🙂