Fileto gjuze me verë dhe limon
PERBERSIT:
400 gr fileto gjuze
1 limon
1 gotë uji verë të bardhe
pak miell
vaj ulliri
pak kripë dhe piper të zi
1 thelpi hurdhër
PERGATITJA:
Kini kujdes të pastroni filetot nga gjithë halat e mundëshme.Kalojini në miell duke i ngjeshur fortë që të lyen mirë nga te gjitha anët.Vendosni në tigane me fundë që nuk ngjitë pak vaj ulliri dhe thepiun e hurdhës të tërë.Sa shikoni që vaji aromatizohet hiqeni hurdhrën dhe vendosni filetot e peshkut.Grini lëkuren e limonin vetëm pjesën e verdhe dhe shtrydheni atë lengun bashkojeni me verën.Kriposni filetot e gjuzës dhe kur te ken marrë ngjyrë shuani me perzierjen prej limoni dhe vere.Shtoni dhe pak nga lëkura e limonit për ti dhëne akoma më shume aromë.Lereni të avullojë deri kur shikoni që është formuar një tip salsë në funde të tiganit.
Shërbejeni të nxehtë me piper të zi dhe me salsën e vetë.Sipas deshires munde ti shtoni dhe nje fije vajë ulliri sipër.
Ju bëfte mirë 🙂