Fashion Food inspiruar nga Maurizio Pecoraro – Kungull dimëror me paprika
Inspiruar nga Maurizio Pecoraro po sjell për ju këtë kungull dimëror me paprika. Një kontorno ideale për çdo lloj mishi ose një vaktë vegjetarian.
Nëse e përzieni me pas me rukola dhe sheg bëhet një vaktë ideal për tu marr me vete në punë.
400 gr. Kungull
2 lugë të vogla paprika
1 lugë të vogël kripë
Pak piper të zi
Disa deg rozmarine
2-3 lugë vaj ulliri
Pak puhur hudhre
Kungullin priteni në feta të holla dhe vendoseni në një enë ku do të shtoni 2 lugë paprika, pak pluhur hudhre, kripë, piper të zi, dhe 2 lugë vaj ullir. Përzijeni mirë me duar dhe vendoseni në një tavë me letër furre poshtë. Vendosni dhe disa deg rozmarine sipër dhe lëreni të piqet në 180°C derisa të jetë gati.
Shërbejeni si kontorno për ndonjë fileto mishi ose të shoqëruar me pak oriz të zi si një vaktë vegjetarian.