Fashion Food inspiruar nga Marcia Cross – Rizoto me lakër të kuqe dhe djathë gorgonzola
Para se të iki dimri e mos të gjeni më lakra po ju shkruaj recetën e këtij rizotoje pasi është vërtet i shijshëm . Mua më inspiroi me fustanin ngjyrë lavandër të Marcia-s i cili është krijuar nga shtëpia e modes “Christian Dior” Diori në një kolesion të tij pati thënë “unë krijoj gra lule” duke parë dhe fustanin e Marcia-s kishte plotësishtë të drejtë. Ndaj dhe unë u inspirova të krijoja këtë pjatë “lule”.
1 gotë oriz për rizoto
200 gr. lakër të kuqe
100 gr. gorgonzola
2 lugë vaj ulliri
1 qep të vogël
1 gotë verë të bardhë
2 lugë gjalpë
kripë dhe piper të zi
Pak kopër
Grini imët qepën dhe lakrën dhe vendoseni të kavërdiset në vaj ulliri dhe gjalpë në zjarrë të avashët, kriposeni dhe shtoni piper të zi. Shtoni dhe orizin dhe thekëriseni me lakrën për disa minuta, shuani me verë. Kur vera të avullojë filloni shtoni nga pak lëngë vegjetalë të nxehtë gjithmonë duke e përzier deri në zierjen optimale të orizit. Minutin e fundit shtoni dhe djathin gorgonzola dhe përziejeni shpejtë që ai të shkrihet dhe rizoto të bëhet i kremtë
Shërbejeni me koper të grirë sipër.
Ju bëftë mirë 🙂
Fashion Food inspired by Marcia Cross – Risotto rice with purple cabbage and gorgonzola cheese
I am inspired by the beautiful dress of Marcia Cross to create this dish. A dress signed Christian Dior.
And as he said in an interview “I have created flower women“ I have also inspired and create this “flower dish”
INGREDIENTS FOR 4 PEOPLE:
1 cup of rice Carnaroli
200 gr. purple cabbage
1 onion
1 cup white wine
100 gr. gorgonzola cheese
2 tablespoons butter
2 tablespoons olive oil
salt and black pepper
1 lt. hot vegetable stock
dill
PREPARATION:
Chop the onion and cabbage and let brown in oil and butter. Saute slowly until the cabbage is tender. Add the rice, toasted salt and pepper and drizzle with wine.
Then every time you add the hot broth until the optimal cooking of rice. At the last minute add gorgonzola and melted with quickly mixing.
Serve with chopped dill over.
Enjoy your meal 🙂
Submit your review | |