Fashion Food inspiruar nga Laerta – patate me mocarela
Besoj se të gjithë e njihni fashionistën e vogël Laerta që po bën namin në faqet e modës në rrjetet sociale. Veshja e saj më inspiroi për kontornon time të sotme. Shtresa patatesh për të risiellë pantallonat e saj dhe mocarela sipër për tu përshtatur me këmishën. Përtej kontestit fashion kjo recet është e thjeshtë e shpejtë dhe ideale për fëmijët.
Patate
Mocarela
Pak kripë
Pak vaj ulliri
Dhe nese se keni për fëmijet tuaj erëza të ndryshme
Pritini patatet në feta të holla dhe lërini në ujë të ftohtë që tju dali amidoni pastaj thajini mirë me një beze kuzhine. Vendosini në një tavë me letër furre poshtë shtoni kripë dhe pak vaj ulliri dhe piqini në 200° për 20 minuta. Hiqini, formoni shtresa me to dhe në krye vendosni copa mocarele. Shërbejeni.
Ju bëftë mirë 😀