Fashion Food inspiruar nga Juna Vata – Spageti me krem djathi dhe shafran
E kush nuk e mban mend Juna Vatën në edicionin e parë të Big Brotherit. Unë për vete më kujtohen akoma dhe sot atletet e saj me temina floriri që s’lash vënd në Tiran pa kërkuar derisa i gjeta te një dyqan në rrugën Myslym Shyri. Nëse më kujtohet sakt u quante Top sport. Kjo moda e të veshuri një pallto apo fustan me atlete unë e aplikoja që atëhere sepse nuk i hiqja nga këmba ato atlete. E që nga ajo kohë një pal atlete të tilla nuk mugojnë kurrë në dollapin timë. Por të kthehemi te receta, për tju përshtatur ngjyrës së fustanit të mrekullueshëm të Junës që në pamjen e parë të fotos në instagram më solli ndërmënd ngjyrën e bukur të shafranit. Fusatani është realizuar nga një stiliste e re Eva Sana.
180 gr. makarona spageti
150 ml. pana të freskët
100 gr. djathë të butë tipi filadelfia
1 pako shafran
kripë dhe piper i zi
Vendosni makaronat të ziejnë në ujë të nxehtë me kripë. Ndërkohë përgatisni kremin e djathit duke vënë panan të ngrohet, shtoni djathin dhe përzijeni vazhdimishtë derisa të fillojë të shkrijë, shtoni shafranin dhe rregullojeni me kripë. Kulloni makaronat dhe bashkojini me kremin e djathit, shtoni pak ujë nga uji i zjerjes së tyre, përzijini që të lidhen mirë me kremin e djathit, rregulloni me piper të zi dhe shërbejini.
Ju bëftë mirë 🙂
Pasta in Saffron Sauce
Today my Fashion Food is dedicated to a real fashionista. She is one of the participants in the first edition of the most watched reality show – Big Brother Albania. Her dress is created by a young designer Eva Sana. The yellow color of the dress hit me when I saw the photo. It immediately made me think of saffron, so why not prepare a good plate of pasta with saffron.
INGREDIENTS FOR 2 PEOPLE:
180 gr. Spaghetti pasta
150 ml. fresh cream
100 gr. soft cheese ~ stracchino or philadelphia
1 sachet of saffron
salt and black pepper
PREPARATION:
Put the pasta in plenty of salted water to boil. Prepare the cheese fondue making heat the cream, add the cheese is mixed until it may undo. Also add the saffron and salt, to taste. Mix constantly. Drain the pasta and add it to the fondue along with a little of the pasta cooking water.
Dust with black pepper, stir until everything is ready and serve.