Fashion food inspiruar nga Jonida Maliqi – sultjash me qumësht orizi dhe vanilje
Çdo ditë e më shumë e adhuroj këtë rubrik. Mezi pres të pikas personazhin e radhës, veshja e së cilës më pëlqen shumë dhe ta sjell në mënyrën time. Sapo pash në instagram Jonidën me fustanin e saj të bardhë qumshti, mëndja me lidhi menjëher me ngjyrën e tijë. Ja pra sot u frymëzova nga ajo duke sjell një suljash të lehtë me shtimin e sheqerit kaf, plot aromë nga farat e vaniljes së fresket dhe të lehte për tu tretur pasi përmban qumësht orizi. Niseshte nuk i shtova për mos ta rënduar pasi qumshti i orizit e bëri goxha kremoz sultjashin dhe nuk ishte e nevojshme për mendimin tim. Po ju lë me recetën.
200 gr oriz
1 lt. qumësht orizi
200 gr. sheqer kaf
1 shkop vanilje e freskët
Vendosni orizin të ziej me 400 ml ujë në zjarrë të avashët dhe sapo uji fillojë të shteroj, shtoni qumshtin dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët duke e përzier herë pas here që mos ju ngjitet. Kur shikoni që qumshti është përgjysmuar, shtoni sheqerin dhe farat e vaniljes dhe vazhdoni zierjen deri kur shikoni që orizin është shkriftuar dhe masa është trashur dhe është bërë e kremtë. Ndajeni në gota individuale dhe lëreni të ftohet.
Ju bëftë mirë 🙂