Fashion Food inspiruar nga Gucci Lace – Salca “chimichurri” çimiçuri
Për këtë vitë ky ishte “the dress” , fustani që çdo vip e veshi, çdo fashioniste e bëri të sajin në gardarobë dhe çdo njëra nga ne e ëndërroi. Gucci lace dress më inspiroi për të krijuar këtë salcë me origjinë argjentinase. Bëhet fjalë për një salcë e cila është shoqëruese për mishërat por dhe për perimet e gjalla, ziera etj. Receta origjinale parashikon grirjen e imët të majdanozit ose koriandrës me hudhrën dhe specin djegës pastaj shtimin e vajit, uthullës dhe kripë por unë e pasurova dhe me barishte të tjera të freskëta për ti dhën akoma më shumë shije dhe për tju afruar më shumë fustanit, specin djegës nuk e bashkova me salcën por krijova një salcë më vete me të.
një dorë majdanoz
një dorë koper
një dorë maxhorana e freskët
një dorë finok të egër
disa gjethe qepe të njoma
2 hudhra
100 ml. vaj ulliri ekstra i virgjër
2 lugë uthull e bardhë rrushi, vere ose molle
pak kripë
Për dekorin:
2 lugë salcë speci djegës
Vendosni të gjithë përbërësit e salcës në blender dhe bluajini derisa të bëhet krem.
Hiqeni dhe vendoseni në një enë servirje ku do të shtoni sipër dhe salcën pikante me specin e kuq.
Për tju afruar më shumë fustanit unë e prezantova në këtë mënyrë.
Ju bëftë mirë 🙂
Fashion Food inspired by Gucci Lace – Chimichurri sauce
INGREDIENTS:
a handful of parsley
a handful of marjoram
a handful of dill
a handful of wild fennel
a bit of green leaves of fresh green onions
2 cloves garlic
Salt to taste
100 ml. of olive oil
2 tablespoons wine little vinegar, apple or grape
For decoration
2 tablespoons spicy chilli sauce
PREPARATION:
Put all the sauce ingredients in a blender and blend.
Serve with a spicy sauce for your meat dishes and vegetables.