Fashion Food inspiruar nga Gucci FW 2016 – Makarona “penne” me pesto të gjallë mashurkash
Një recet e freskët e inspiruar nga Gucci . Ashtu siç ju thash nga koleksioni i Guccit do shikoni shumë Fashion Food. Të përshtatur si në shije dhe në ngjyrë me freskin e koleksionit. Ky pesto është i bërë me mashurkat të gjalla por nëse doni ju mund ti zieni pak në avull para se ti përdorni. Sdo jua këshilloja zierjen në ujë pasi i ikën ngjyra e bukur e mashurkave. Unë për tju afruar sa më shumë veshjes e zbukurova me trëndafila të thatë të cilët i dhan pjatës një shije shumë femërore. Mund të përdorni gjethet e trëndafilave të freskët nëse dëshironi.
280 gr. Makarona penne
Gjethe borziloku
350 gr. Mashurka të njoma
2 lugë djathë parmixhano
1 thelpi hudhër
2 lugë bajame të grira
4-5 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
Kripë dhe piper i zi
1 spec djegës i freskët
trendafila te thate
Vendosni makaronat të ziejn dhe ndërkohë përgatisni peston.
Vendosni në një blender, mashurkat e prera në copa të vogla, hudhrën, vajin, djathin e grirë, pak kripe dhe piper të zi. borzilokun dhe bajamet. Bluajini derisa të keni një krem.
Kulloni makaronat dhe ruani pak nga uji i tyre i zjerjes. Vendosini në një enë të bollshme dhe shtoni peston dhe pak nga uji i zierjes së makaronave për ti lidhur e për ti bërë më kremoze. Përzijeni dhe shërbejini me gjethe trëndafili dhe borziloku dhe copa speci djegës të freskët.
Ju bëftë mirë 🙂
Fashion Food inspired by Gucci FW 2016 – Penne with pesto raw flat beans
As I told you you’ll see a lot of dishes inspired by Gucci. This today is a very fresh dish with flat beans raw pesto. If you do not like the taste of raw beans, you can steam them. I decorated the plate with dried rosebuds that give them a flavor and to approach more to designe of the dress.
INGREDIENTS FOR 4 PEOPLE:
280 gr. penne pasta
350 gr. flat beans
salt and pepper
1 garlic
4-5 tablespoons extra virgin olive oil
basil leaves
2 tablespoons grated Parmesan cheese
2 tablespoons blanched almonds
1 fresh chilli
dried roses
PREPARATION:
Put the pasta to boil.
In mixer whisk flat beans, with olive oil, cheese, salt, black pepper, garlic, basil leaves, almonds and blend until it becomes a cream.
Drain the pasta and keep a little of cooking water. So in a bowl mix well pasta with pesto and a little of the cooking water and serve with basil leaves, dried roses and fresh chilli.
Enjoy your meal 🙂
Submit your review | |