Fashion Food inspiruar nga Françeska Coniku – Supë krem me kunguj dhe mollë e aromantizuar me xhenxhëfil
Një supë dimërore tepër e mirë. Aromantike dhe plot shijë. E inspiruar nga një fashionista si Françeska bëhet dy herë me super. Është fare e thjeshtë ta përgatisni. Ju duhet kungulli dimëror i verdhë që në këtë kohë gjëndet me shumic, mollët majoshe që janë në kohën e tyre më të mirë dhe xhenxhëfili. Unë për tju përshtatur veshjes së Françeskës i shtova dhe pak kos grek sipër e cili i dha supës një shije shumë të mirë duke e bërë dhe më kremoze. Konsumohet si e ftohtë ashtu dhe e nxehtë.
500 gr. kungull dimëror
1 patate
gjysëm qepe
2 mollë majoshe
1 rrënjë xhenxhefil
pak kripë dhe piper i zi
pak kos grek
vaj ulliri
disa deg rozmarine
Pastroni kungullin dhe mollën dhe pritini në copa të mëdha. Vendosini në një tavë pjekje dhe shtoni pak kripë, piper të zi pak vaj ullir dhe degët e rozmarinës dhe vendosini të piqen në furrën e nxehtë në 200°C derisa të jen gati.
Ndërkohë veçmas vendosni të kavërdiset qepa e grirë imët me xhenxhëfilin dhe patatet. Kur të jen gati shtoni lëngun vegjetal dhe lërini të ziejnë përdisa minuta. Pastaj shtoni në të dhe kungullin dhe mollën dhe vazhdoni zierjen për disa minuta të tjera. Jepini më pas një të bluar të shpejtë me grirësin në zhytje. Rregulloni me kripë, piper të zi dhe shërbejeni me një lugë kos grek sipër për çdo pjatë.
Ju bëftë mirë 🙂
Fashion Food inspired by Françeska Coniku – Velouté of pumpkin and apple flavored with ginger
A velvet soup inspired by a very nice fashion blogger . The color of the velvety autumnal soup recalls perfectly the outfits of Françeska.
INGREDIENTS:
500 gr. yellow squash
2 apples
1 potato
1 shallot
a ginger root
salt and black pepper
olive oil
vegetable broth
greek yogurt q.b
sprigs of rosemary
PREPARATION:
Clean apples and pumpkin and place them on a baking sheet. Sprinkle with salt, black pepper and olive oil. Also add the sprigs of rosemary and bake at 200 ° C until they are ready.
In between time, fry chopped onion, potato and ginger. Add the stock and cook for a while. Once cooked pumpkin with apples add them these in stock. Cook for a while to blend until you get creamy. Season with salt and black pepper and served with greek yogurt.
Enjoy your meal 🙂