Fashion Food inspiruar nga Egreis Gjergjani – Rizoto me luleshtrydhe dhe djath të butë
Ajo është cilësuar si mbreteresha e këpuceve por une sot sdo ju flas për këpucet e saj por për fustanin e saj “Balmain striped dress” i cili më inspiroi të krijoja një rizoto me luleshtrydhe. Mund ta përgatisni përgjatë një darke me mikeshat tuaja pasi ngjyra dhe shija e tij jan tejet femërore.
1 gotë oriz
1 gotë verë të bardhë
100 gr. djath të butë tipi filadelfia ose robiola, unë përdora strakino
200 gr. luleshtrydhe
1 qep të vogël
700 ml. lëngë vegjetalë
1 lugë vaj ulliri
1 lugë gjalpë
kripë dhe piper të zi
Grini imët qepën dhe vendoseni të kavërdiset me gjalpin dhe vajin e ullirit. Shtoni orizin në të dhe kavërdiseni sëbashku me qepën, shuani me verë të bardhë. Shtoni herë pas here lëngë vegjetal duke e përzier vazhdimishtë. Nga mesi i gatimit shtoni luleshtrydhet e grira në pure dhe vazhdoni zierjen e orizit deri në fundë duke shtuar vazhdimisht lëngë. Kriposeni, shtoni piper të zi dhe djathin e butë. Përziejeni derisa të bëhet kremoz dhe shërbejeni me copa luleshtrydhesh sipër.
Ju bëftë mirë 🙂