Fashion Food inspiruar nga Edisa Shahini – Oriz Jasmine dhe Venere i aromantizuar me vanilje
Edisa është një fashion blogger-e e bazuar në Vjenë. Ka një stil unik dhe plot sharm. Ka hedhur në treg dhe brand-in e saj më të ri kshu që është nje must për tu ndjekur E inspirura nga fustani që ajo mban veshur me kaq elegancë nga Moiree solla për ju këtë kombinim shijesh. Një kontorno orizi të parfumuar me vanilje. Mos u trembi duke menduar që vanilja përdoret vetëm për pjatat e ëmbla, ajo është një erëz shumë ekzotike dhe përdoret gjerësishtë në kuzhinë. Vetëm duhet të guxoni pak.
200 gr.oriz jasmine (xhazmin është pak a shumë si orizi basmati por me parfum lulesh)
100 gr. oriz venere
pak krip
një stek vanilje të freskët në munges vanilje pluhur ose lëngë
Vendosni orizat në dy tenxhere të ndryshme të ziejne me pak kripë.
Orizin jasmine i duhen 10 minuta të ziejë në masat si orizi për pilaf. 1 me 2. Shtoni gjysmën e stekës së vaniljes në të dhe lëreni të ziejë derisa të shterojë ujin dhe në sipërfaqe të bëhet me vrima. Lëreni të ftohet.
Orizit venere i duhen 30 minuta të ziejë në ujë të bollshëm, vendosni në të dhe gjysmën e stekës së vaniljes së mbetur dhe kështu që mbas 30 minutash hiqeni dhe lëreni të kullojë. Hiqni stekat e vaniljes dhe përzijini orizat bashkë si në foto për të krijuar efektin e fustanit dhe servireni si kontorno për filetot e peshkut të zierë në avullë ose me perime të ziera për të krijuar një pjatë vegjetariane.
Ju bëftë mirë 🙂