Fashion Food inspiruar nga Aulona Musta – sallatë crudité
Sallata ime mori jet nga fustani i Aulonës, plot ngjyra dhe shumë e shijshme sidomos për ata që pëlqejnë bashkimin e frutave me perimet e gjalla. Unë përdora përbërësit e mëposhtëm por ju mund të përdorni frutat dhe perimet që dëshironi më tepër si karrot, selino, kungulleshka të njoma, mango, ananas, qershi etj.
pjeshk
luleshtrydhe
bizele
gjethe mëndre
pak krem uthulle balsamike
fistik
pak vaj ulliri
Grini fistikun dhe bëheni pluhur. Prini frutat në feta, bizelet hapini dhe kompozoni sallatën në harmoni me të gjithë përbërësit dhe gjethet e mendrës. Shtoni sipër pluhurin e fistikut dhe marinoni me uthull balsamike dhe pak vaj ulliri.
Ju bëftë mirë 🙂