Fashion Food inspiruar nga Albana Osmani – supe luleshtrydhesh “polka dots”
U ispirova nga fustani i Albanës një D&G polka dots dress koleksioni i mars 2015 në mos gabohem. Një supe e thjesht luleshtrydhesh e përshtaçme për të shoqëruar një pandispanjë të thjesht ose nje tortë me çokollatë per ta pasuruar akoma më shumë shijet.
200 gr. luleshtrydhe
3 lugë sheqer kaf
1 limon
gjysëm gote me ujë
pak vanilje
50 ml. pana të tharët
Prisni luleshtrydhet në copa dhe vendosini në një enë ku do të shtoni ujin, sheqerin, vaniljen dhe lëngun e limonit. Lërini të gatuhen dhe gjithë masën grijeni në formën e një pureje të hollë. Pastaj kalojeni në një kulluese shumë të imët. Me pjesën e kulluar bëni sipër saj pikëza me ndihmën e një shiringe pastiçerie dhe shërbejeni.