Fashion food i inspiruar nga Irena Kita – Tiramisu me copëza çokollate
Vazhdon misioni im për të sjell ushqim të inspiruar nga fashion blogger-et shqiptar dhe personazhet e ndryshme të apasionuar mbas modës. Sot ishte radha e Irena Kitës e cila mban të veshur një fustan me ngjyrat e vjeshtës të “max mara-s” Ujrat e copës të krijonë përshtypjen e një printi animalier. Me ngjyra totalishtë të ëmbla vjeshte mua më sollën ndërmend tiramisun e cila i përshtatet dhe në ngjyra. Tiramisuja klasike me kafe të cilës unë i kam shtuar dhe copëza çokollate me qumësht. Në vendë të tavës e kam prezantuar në gota individuale. Ku kam coptuar biskotat, kam shtuar pak kafe në mënyrë që ato të njomeshin direkt në gotë, kremin me maskarpone dhe copëzat e çokollatës.