Farat Kia
Farat Kia jan përdorur në kohën e Aztekëve (popull i vjetër meksikan) dhe kjo shpjegon mjaft mirë një nga përfitimet më të mëdha të këtij vaji. Ka përmbjatje të lartë të acideve yndyrore të pangopura Omega-3.
Omega-3 janë yndyra të cilat nuk prodhohen nga trupi i njeriut dhe duhet të merren nëpërmjet ushqimit. Omega 3 gjenden tek vaji i peshkut, farat e linit, farat e kivit dhe farat kia. Ndërsa Omega-6, nga ana tjetër, gjendet pothuajse kudo: arra, vajra bimore, avokado, etj.
Farat Kia dhe tretja
Nëse hidhni një lugë me fara kia në një enë me ujë dhe e lini për 30 minuta uji do të kthehet në një masë xhelatinoze dhe kjo është një gjë e mirë, pasi të njëjtin veprim bën dhe në zorrë. Kjo do të thotë se ato janë me të vërtetë të mira për sistemin e tretjes, duke siguruar edhe një sasi të lartë të fibrave. Formimi i një mase zhelatinoze lëviz nëpër trup duke i marrë me vete dhe duke i nxjerr jashtë të gjitha papastërtitë. Gjithashtu mendohet se ky xhel parandalon përshpejtimin e karbohidrateve në trup, duke ngadalësuar veprimin e enzimeve mbi to.
Kia-Një ushqyes i fuqishëm
Farat kia ishin një ndër ushqimet kryesore të Aztekëve, të dashur për përfitimet e tyre shëndetsore. Këto fara kanë 19 aminoacide dhe të gjitha amino acidet esenciale, përveç taurinës.
Farat kia nuk përmbajnë gluten.
Kanë përmbajtje të lartë fibrash, që ndihmojnë tretjen.
Përmbajnë 20% Omega-3 duke e bërë një super ushqim për trurin dhe zemrën. Farat Kia kanë 8 herë më shumë Omega-3 sesa salmoni.
Përmbajnë 20% protein.
Është e pasur me antioksidantë (ka 4 herë më shumë sesa boronica).
Përmbajnë 5 herë më shumë kalcium sesa qumështi.
Përmbajnë 7 herë më shumë vitaminë C sesa portokalli.
Përmbajnë 3 herë më shumë sesa spinaqi.
Përmbajnë 2 herë më shumë potassium sesa bananja.
Është një ushqim i shëndetshëm për lëkurën, flokët dhe thonjtë.
Kanë një ndikim pozitiv për balancimin e nivelit të glukozës në gjak (duke e bërë një një super ushqim për diabetikët)
Material i marrë nga wikipedia italiane dhe përkthyer nga unë.