Eskallop pule me verë dhe limon

Eskallopët janë ato pjata të shpejta dhe të shijshme që të nderojne gjithmon për një darkë me familjen ose kur papritur në shtëpi ju vinë miq.Mundë të përdorni si mishin e viçit si dhe atë të pulës sot unë i solla me mishë pule.
4 fileto pule mesatare
1 limone
1 gotë verë të bardhë
disa gjethe sherebel
1 lugë gjalpë i qartësuar
pak miellë
kripë
piper i zi
Lani dhe thani filetot e pulës.Kaloini në miell duke i lyere mire nga të gjitha anët dhe shkundini nga mielli i tepërt.
Shkrini gjalpin në një tigan me fundë që nuk ngjitë dhe vendosni disa gjethe sherebel që të aromantizohet.Shtoni filetot e pulës dhe skuqini nga të dyja anët.Kur të jene gati kriposini dhe shuajini me verë të përziere me lëngun e 1 limoni.Lëvizni tiganin para mbrapa që të aktivizoni pjesën e yndyrës me lëngun në mënyrë që të formohet një salcë e hollë.Pasi të largohet era e alkolit eshte gati.Shtoni piper të zi të bluar në momentë dhe shërbejeni të nxehtë me një kontorno oriz bazmati ose oriz pilaf.
Ju bëftë mirë 🙂