Erdhi Pranvera – Mini torta me luleshtrydhe
Keni dëgjur per “food styling” “food desing” dhe “fashion food” ? Jan terma që çdo ditë e më shumë po qarkullojnë në botën e bloggerve të ushqimit në Amerikan. Terma ku ushqimi inspirohet dhe trasformohen në fashion. E si një adhuruese e botës fashion s’mund të më shpëtonin këto risi. Torta e mia janë të ispiruar nga një ikon mode shqiptare siç është Alba Balla. Outfiti që Alba mban veshur si në foto më solli freskin dhe ëmbëlsin e pranverës dhe për mua pranvera është luleshtrydhe. Ky projekt do zgjasi gjatë ndaj fashionista bëhuni gati për radhën tuaj 😛
Për pandispanjën:
6 vezë temperaturë ambienti
200 gr. miell
80 gr. sheqer
pak vanilje
Pjesa tjetër:
250 gr. luleshtrydhe
2 lugë sheqer
1 gotë liker me arom frutash
lëngu i një limoni
Për kremin:
400 gr. gjalp temperatur ambienti
100 gr. djath filadelfia
2 lugë sheqer pluhur
pak vanilje
Prisni në copa shumë të vogla luleshtrydhet dhe shtoini dy lugë sheqer, lëngun e limonit dhe likerin. Përzihini dhe lërini në frigorifer 30 minuta.
Përgatisni pandisanjën duke ndarë të bardhat e vezëve nga të verdhat. Të bardhat formoini në shkumë duke shtuar pak nga pak sheqerin. Kur ti keni formur mirë shtoni të verdhat një nga një gjithmon duke i rrahur. Përzieni vanilje me miellin dhe shtoini te vezët duke i situr. Këtë rradhë përzihini me lugë nga lartë poshtë që mos mbesin kokrriza.
Tavën e madhe të sobës visheni me letër furre dhe hidhni në të brumin. Piqeni 20 minuta ne 180°. Lëreni të ftohet plotësisht.
Përgatisni kremin. Gjalpi duhet të jetë i butë kshu që nxireni nga frigoriferi një ditë më parë . Punojeni me rrahësin elektrikë sëbashku me sheqerin. Shtoni dhe djathin filadelfia dhe vaniljen dhe përzijeni përsëri.
Tani kulloni luleshtrydhet. Lëngun ruajeni mënjane. Copat e luleshtrydheve grijini në pure dhe këtë pure bashkojeni me kremin e gjalpit. Përzijeni mirë që përbërësit të lidhen. Trasferojeni kremin në një qese pastiçerie me grykën në form ylli të mbullyr. Wilton 2D është i imi
Tani me ndihmën e një forme rrumbullake ose gote prisni disqe nga pandispanja.
Njomëni diskun me lëngun e luleshtrydheve që ruajtët mënjanë dhe bëni një shtres me kremin me gjalpë. Vendosni sipër diskun tjetër, njomeni përsëri dhe sipër bëni një formë si trëndalil me kremin te qesja e pastiçeris. Duke bërë një spirale në mes rotullohet dora rreth vetes deri në fund sa formohet trëndafili. Vazhdoni kështu dhe për pjesën tjetër të mbetur të pandispanjave.
Ruhen jashtë frigoriferit.
Ju bëftë mirë 🙂