Emma – 7
***
Ajo e pa, ne sy thelle….c’di ti per mua????ku e di ti,kush jam e si jam???
……..sikurse ti,nuk di,kush jam e si jam une!peshperiti ai……e ti,ti c’di per mua?
Asgje!…shtoi….sikurse une tha ai …..ndaj me pelqen…dhe i morri koken nder duar duke e puthur plot afsh …ishte nje xhest qe i doli kaq natyrshem sa dhe ajo e pranoi po keshtu …pa folur ai u terhoq perseri ne vendin e tij …uroj te rrjedhin te gjitha kaq natyrshem sa kane rrjedhur deri me sot!
Jam njeriu me i lumtur ne bote,nuk dua asgje me shume se kaq !
E cish dashuria perfundimisht?
Cishin te gjitha ato momente qe ata ishin te futur plotesisht ne syte e njeri tjetrit ,peshperimat e tyre dashuroheshin,perkedhelnin trupat e njeri tjetrit ne menyren me eksituse te mundshme ….kjo ishte dashuri.
Tani,tregome….tregome per ardhjen tende ketu ….
Tjeter qe nuk donte …sikur i hodhe uje dhe u gjallerua….filloi te fliste dhe fjalet rridhnin si lume ..
Kisha filluar te besoja se ndenjia ne nje shtet te huaj per mua,nuk ishte me perparesia ime.Te Shtunave te gjithe takonin te dashurit e tyre dhe une mbyllesha vetem ne dhomen time pa askend!Ne te gjitha gezimet dhe hidherimet e jetes time,kam qene vetem dhe kjo me beri te kerkoja gezimin mes njerezve te mi te dashur,qe nuk i gezova sa c’duhej,sidomos nenen time,e humba pikerisht atehere kur vendosa se doja t’i kushtoja kohe asaj dhe babit,me mungonin gjithe keto vite,ne mes te ngarkesave dhe punes mezi shkeputesh t’i shihja.Atje oraret jane te gjata dhe njerezit preciz,jeta e ashper per nje femer vetem si une .
deshi ta nderpriste,por u pendua dhe ajo vazhdoi serisht…..
Kisha kuptuar se kete pune mund ta beja dhe ne Shqiperi ,fundja kisha nje eksperience 15 vjecare ne kete fushe dhe nga ardhjet e mia ketu vura re se ishte pikerisht momenti kur duhet te kthehesha,ishin kushtet ketu per pranimin e idese time ,si fillim fola me studion ku une punoja,sepse qe aty do mundesha te merrja gjithe materialin e nevojshem .Mbas shume bisedash ,pranuan te ishte dhe ajo qe do krijoja une nje cope e tyre ,pranuan te emeronin kete pjesez si te tyren,gje qe aspak e lehte nuk ishte …..
Kujt i thosha per kthimin tim ,shqyente syte ,kundershtonte.Por une serisht vazhdoja me idene time te cmendur…per ta.
Problemet nuk ishin te pakta dhe ketu ….cdo gje ma benin te veshtire …nuk behet!!!…kjo ishte fjala e pare hhahahaaaa …tani qe e kujtoj .Vertet ,perse i bejne kaq te veshtira gjerat kur nuk jane ?E kemi ne shqiptaret kete .Dhe une si e ardhur nga nje bote ku shprehja e ideve te tua novative degjohej me shume interes ,bija ne kete gracke albaneske dhe flisja mbi idene time qe degjohej si me zor ….si me veshtiresi e mbledhje buzesh,sikur donin t’me thoshin …kete doje t’na thoje ???
Eshte e cuditshme !Ata qe gjithe diten rrine ne kafe dhe as emrin nuk duan t’ia degjojne punes por ankohen gjithe diten qe ….nuk ka !…te te perbuzin per respektin dhe perkushtimin tend ndaj saj !!!Te vrasesh veten me pistolete uji te vjen …e kupton ?!!!…ai buzeqeshte gjithe kohen me tregimin e saj qe e shoqeronte me levizje duarsh qe tregonin nervozizmin e saj …realitetin e vuajtjes qe i krijonte ky realitet .
Por nuk me tusnin llafet e tyre ,as mendimi i tyre.
Si fillim u morra me ndertimin e shtepise dhe me vajtje ardhjet ne vendin ku jetoja.
Sa me shume ata me kundershtonin e shtremberonin buzet aq me shume pizmosesha une.
Lajmerova shoke e miq ne Gjermani se cfare kisha vendosur,mund te them se me keq trajtuan ne mendjen e tyre te gjithe …..por vazhdova,vetem Irma ishte me mua,me mua deri ne vdekje.
Imagjino ajo ,nuk ka asgje te perbashket me kete vend,nuk njeh asnje,nuk flet kete gjuhe dhe …..eshte ketu dhe ….i pelqen kaq shume,e gjeti veten shume shpejt ketu!A thua se ka qene me pare …..dhe ku i dihet,dicka eshte qe e terheq!
Si fillim hapa nje tip panajiri te vogel ne Hotelin ku qendroja sa here vija ketu .Me ndihmen e tyre pata sukses dhe kerkesa te menjehershme nga vende te ndryshme,me pas u njohem mire me Even dhe vendosem te bashkepunojme,keshtu puna ime behej me e plote dhe me e lehte,edhe ne Gjermani ne nje studio arkitektimi punoja,ose me mire ishim nje copez e tyre,sepse ajo bente nje pune gjigante.
Tashme jemi ne fazen qe kemi kaq pune sa kemi vene ne plan te dyte hapjen e linjes,sapo te dorezoj planet qe kam ne dore ….merrem me te,po nuk doli dicka tjeter eeeeee
Jam shume e kenaqur dhe e gezuar qe puna ime u pranua shpejt dhe ka kerkesa,kjo eshte dhe jeta ime,puna.
Fale kesaj jetoj !Jetoj jeten qe kam enderruar dhe jam e pavarur ,shtoi ajo …
eheeeee …..pohoi ai ,por si hyre ne kete linje,di qe jashte nuk eshte e kollajte te hysh ne nje studio te tille.Kam shume miq qe kane mbaruar Universitet ne Evrope,por pak punojne ne profesionin e tyre,jeta e tyre profesionale as pak e lehte nuk ka qene,i eshte mos te flas per profesionin tim …..
Qe te them se si kam arritur ketu ,eshte nje rruge qe lehte e thua,por …..kaq veshtire e pershkon!Kur me pyesin qesh ……qesh sepse kollaj te them ….mbarova nje kurs 3 vjecare…..a mjafton kjo?
A mjafton nje kurs ne nje nder qytetet me ze te arkitektures,te kultures , te zesh nje vend pune si ky???
Jo!Besome !As nuk mjafton leximi,as nuk mjaftojne km te tera brenda nje dite,as nuk mjafton njohuria ,talenti,fati …dhe fati ben punen e vet,as besimi …….asnjera nga keto vetem ,nuk ben asgje !
Mbi te gjitha ……..ana ekonomike ,kjo eshte fillesa.Nje konkurs,me vone nje kurs,por me pare ,isha thjesht nje ndihmese ,nje ndihmese qe asgje nuk dija nga keto letra me shume viza dhe harqe,nuk kuptoja asgje…..as nuk me interesonte!Kjo enderr i takonte dikujt tjeter,une thjesht anashkaloja prane !
Ka ardhur momenti te flas per nje pjese te jetes time ….te mocme ….qeshi ajo ,nje pjese qe eshte pjesa me
e veshtire ,e bukur dhe e dhimbsur brenda meje,vdes dhe ngjallem aty!
Ai e pa akoma me kureshtar dhe duke ngritur vetullat ,u afrua serisht ne tavoline duke vene fytyren mbi duar per te treguar se ishte i gatshem te degjonte ….
Zemer!Me lejo te therras keshtu ….e kam me te lehte per njerezit qe i quaj te mite t’i therras keshtu per t’i treguar se i ndjej ,i dua!
…….zemer!Para se gjithash dhe qe ne fillim ,fillesa e kesaj dhe cdo lloj historie tjeter te jetes time,eshte nje njeri,ai njeri qe ka qene udherefyesi im ,qe atehere qe fillova te njihja veten .
Pak me i madh nga une ,i bukur dhe i paprekshem kalonte para kembeve te mia, isha vetem 15 vjece dhe syte e tij shihnin me lart,une thjesht isha nje femije,derisa femija u be adoleshente dhe pershendetjet u bene me te ngrohta dhe me te shpeshta,aty filluan bisedat e gjata me rrahjet e zemres te pushtonin gjithe trupin,me syte ta kerkonin papushim sa her hapeshin dyert,e kercisnin shkallet.
Disi keshtu filluam te njihnim dhe lidheshim me njeri tjetrin ……thjesht,natyrshem ,te gjitha erdhen vetvetiu deri ne momentin kur e mesuan prinderit e mi ……aty filloi lufta…..nuk e pranonin kete lidhje, me asgje ,ndaj me mundesine e pare Riku me foli per nje plan te tijin i cili me perfshinte dhe mua,nqs doja dhe vendosja …..tjeter qe s’doja!Pranoja cdo zgjidhje,mjaftonte te ishim bashke!
Dhe keshtu ndodhi , sapo mbarova Gjimnazin dhe ai vitin e trete arkitekture …
ahaaaaaaaa …u degjua nje psheretime e tjetrit ….
po ,ishte student i arkitektures dhe adhurues i saj.
Te gjitha ishin gati per nje ikje ….ishim nje grup te rinjsh ,me shume shoke midis tyre .
Na kishin siguruar udherefyesits se asnjelloj reziku nuk na kercenonte ,te gjitha ishin te rregulluara,por …..aspak keshtu nuk ishte …….
Kur u ulem nga makinat dhe filluam rrugen ne kembe,qeshnim,po na dukej si nje nga pik niket e shkolles,gati per nje ore kjo loje ishte kaq e bukur sa filluam te talleshim me te thenat e gazetave dhe televizorit.Plasen barcaletat dhe te qeshurat.Kishim ecur tre ore dhe kishte rene nata kur u degjua nje krisem arme dhe njeri nga djemte ra perdhe ……u tmerruam ,filluam cirreshim dhe bertisnim te frikesuar.
Riku me shtrengonte doren fort dhe me terhoqi ne nje gemushe …..cfare do qe te ndodhi ,jemi bashke peshperiti ai…..tunda koken por mjekra me dridhej ….udherefyesi na bente shenje te mos flisnim dhe te mos leviznim.Djali pa shpirt qendronte i heshtur prane nesh …..e pabesueshme,por e vertete……ate nate ishte nata me e frikshme dhe e tmerrshme e jetes time .Na kapen …..
Ishte nje turture e vertete,nga aty shpetoi vetem udherefyesi ,cunat i rrahen keq ,na futen ne nje bunker …..bishat jane shume me te bukur se ata …..
As vete nuk di se si shpetuam ,mbaj mend qe nje dore me terhoqi vrullshem dhe me nxorri nga erresira ,nuk mbaj mend shume gjera,nje makth,nje makth qe nuk dua te perjetoj kurre me !
Nga grupi pashe pak veta te vinin me ne,as nuk kisha kurajon te pyesja per te tjeret por syte thoshin shume,sikurse dhe njollat dhe rrobat e shqyera ku dukeshin qarte shenjat e asaj nate …..
Riku me kish vene prane vetes dhe me puthte ballin duke me peshperitur me zerin te mos besonte veten dhe dridhjen e buzes qe trdhetonte friken …..mbaroi,mbaroi,nje vegim ishte …..vegim?????Nje vegim qe kushton shume!!!!!
Na lane ne nje shtepi te pabanuar .Gjithsej ishim 5 vete,kaq perfunduam nga 9 qe u nisem ….
Nuk flisnim,shikoheshim vetem ne sy dhe qanim fshehur.
Ne krye te tre diteve te kesaj turture ,na sollen rroba ,ushqim dhe pashaportat fallco,gjithcka qe na duhej per te ikur drejt “endrres”,por ……nuk ishte aq e thjeshte!
Udhetimi ishte i larget,mbyllur ne fundin e nje anije pa ajer ,vetem buke …..njera nga vajzat u semur keq rruges,dridhej,lutej dhe ne nuk mund t’i benim asgje per ta ndihmuar……di se kur dolem ,nuk hapnim dot syte ,greku qe na morri kur pa vajzen te mbledhur e te zverdhur ne gjendje te fikti …u tmerrua,do me fusin ne burg…nuk kam ku ta coj,therriste ne Anglisht.Ju duhet te ikni,kete lereni ketu ….e rregulloj une ….ishim
aq te frikesuar sa askush nuk fliste,djali qe vdiq kishte qene i dashuri i saj ,vellai ngeli ne ate bunker dhe askush nuk morri vesh c’i ndodhi ……ne heshtje e siper pashe Rikun t’i afrohej …….nuk mund ta leme ketu,ku do ta cosh,ne Greqi nuk ka asnje!
C’Greqi thua????? Thirri ai i nervozuar,kjo eshte e vdekur ……
Riku u kthye nga ne ……nuk mund ta leme ketu…ky i mallkuar ka per ta hedhur ne mes te detit per te zhdukur gjurmet!Duhet ta marrim qe ketu dhe sic u kthye rrembeu nje dru te afert dhe i dha nje goditje ne koke tjetrit duke e hedhur pa ndjenja .Morri gocen ne krahe dhe u drejtuam drejt portit ku rreth nesh u mblodhen direkt njerez qe therrisnin ne nje gjuhe te pakuptueshme por dukej qe kerkonin ndihme ,te gjithe kerkonim ndihme .
Perfunduam ne spital te gjithe bashke,ne te nejten dhome te izoluar ……
Mbasi kuptuan qe nuk ishim te rezikshem per shendetin e tyre….na kaluan neper dhoma te tjera.
filluan te na merrnin ne pyetje dhe kuptuan shpejt qe kishin te benin me nje grup studentesh e adoleshentesh .
Mbas sherimit na cuan ne kamp,na pajisen me dokument dhe na shperndane ne dy grupe ,duke na dhene nga nje apartament te vogel.Une ndenja me Rein dhe tre te tjeret bashke ….pak u pame!Dhe ata u ndane shpejt dhe ndoqen rrugete tyre ….kurre nuk u pame me.Askush nuk donte te perseriste ikonat dhe tmerrin qe kaluam !
U lidhem dhe u zgidhem ne te njejten menyre,por ngeli nje nyje aty……
Keshtu …….sic themi…..Riku filloi pune dhe une ndenja ne shtepi si fillim,isha shume e frikesuar dhe e zhgenjyer nga endrra e bukur e nje jete te re.
Riku filloi pune ne nje ndermarje ku benin ndertime dhe rrezime te godinave te vjetra.
Shume shpejt kapi gjuhen dhe u be udherefyes i punes.Nuk vonoi te kuptonin se kishin te benin me nje talent ndaj dhe e ndihmuan shume si ate dhe mua.
Riku ishte i gezuar ,i lumtur qe gjerat po ndryshonin shume shpejt per ne !
Nuk donte te punoja,donte te me gjente ne shtepi kur vinte,donte te benim nje shtepi te bukur plot zera femijesh qe do uleshin ne nje tavoline te madhe ne shtepine tone te re.Endrra!!!Endrrat e nje njeriu qe e dashuroi jeten me shume se askush dhe enderroi me shume se askush …….
Ne cdo fjale te saj ai ishte gati te pyeste …..c’ndodhi,perse u ndate????perse nuk jeni bashke,nje histori e tille eshte jetesore.
Kishin kaluar 5 vjet ,ishim lidhur kaq bukur dhe jeta jone ishte nje mrekulli qe shkonte drejt kurorezimit,kur …..erdhi ajo…vetem ate nuk prisja ……
….te trathtoi ….. te la per nje tjeter pas gjithe ketyre sakrificave????pyeti ai me syte e shqyer nga habia …
Ankthi dukej hapur ne syte e tij ….dukej sikur ishte futur kaq brenda historise se saj sa perjetonte cdo moment bashke me te …
Mire do ishte ,te pakten ….te me linte ,por nuk arriti ….nuk arriti as t’me tregonte,as t’me pershendeste ….iku!
Dhe ……..Ku shkoi ???? pyeti ai akoma me me ngulm…
Vdiq!
Vdiq??????????Si vdiq????????
Vdiq ne rrezimin e nje ure ….ishte nje incident ne pune .Nuk kishin bere matjet e duhura dhe ura ne renie i zuri poshte ……dhe kishte luftuar kaq shume qe ky plan mos te kalonte sepse ishte i gabuar,por nuk e degjuan,iu duk pak e rrezikshme te degjonin nje djale te ri,pa shume eksperience .
Keshtu ….jeta e tij perfundoi nen ate grumbull guresh ,betoni e hekuri qe aq shume kishte dashuruar!
Nuk ka fjale te pershkruhet dhimbja !Eshte si nje drite e bardhe e forte qe si preh te kalon ne qenie e me nje dhimbje te tmerrshme te pret ne dysh .
E pabesueshme,ishte e pabesueshme !!!!
Ai vinc qe goditi ate faqe muri per ta rezuar ….kishte rezuar dhe jeten time,njekohesisht.Kishte bere cope e therrime cdo gje brenda meje,komplet boten time.
Ngela vetem, me nje enderr te paformuar dhe nje cek te jetes se tij !
E lame atje,pas …..duke gjetur perpara nje thes vitesh qe duhet te seleksionoja.Duhet te filloja dhe nuk gjeja fillin .Ai ishte ngaterruar ne te brendshmet e tij e ma kish marre,nga te filloja???
Isha nje shtepiake e dashuruar akoma,isha nje nene e femijve te enderruar,isha amvisa e tavolinave te pashtruara e shokeve te pathirrur, isha aty te prisja e te percillja ate dhe pas ikjes se tij ,c’te beja,ku ishte vendi im?
…………….Sa me shume mendoja aq me shume nuk gjeja zgjidhje!Nuk me ndihmonte dot askush .
Ne homazhin e fundit u gjenden aty mjaft te njohur e miq ,me shtrenguan doren dhe me dhane kurajo,me hapen deren dhe me lane telefonat e tyre per kontakte,por …….a mund t’me jepte dikush telefonin e tij,ate a mund te ma jepte dikush???Te me tregonte ku rrinte tashme….kisha nevoje t’i thosha se ….nuk mund te jetoja pa te,se duhet t’me merrte pas tij ,se nuk kish vend per mua me ne kete bote bosh!
Askush nuk me tregonte!Me nete e dite nuk dilja nga shtepia derisa nje dite erdhi per vizite pronari i tij,e njihte mire.
U tmerruan kur me pane ne ate gjendje,menduan se ishte e rrezikshme t’me linin vetem aty,ndaj vendosen t’me merrnin ca kohe ne shtepine e tyre .
Ne fillim isha e vendosur te kthehesha pas ,ne vendin tim,nuk me zinte me vendi aty.Kaloja nga Alte pinakothek,Glyptothek.Mynihu eshte i njohur per turizmine tij ndaj dhe quhet ‘’kryeqyteti i misterit’’ te Gjermanise.i pelqente Altstadt,qyteti i vjeter,Mitlerer Ringk dhe sa here hypnim ne trenin e njohur si S-Bahn,aty nuk pushonte se foluri deri ne aerodromin e Mynihut Frants-Giozef-Strauz qe ishte 30km qe aty…..
Dilja shetitje anes se Izarit,atje ku me pare shetisja me te,kerkoja ne sheshin e Universitetit te Monakos,se mos diku nga ndonje kthine do dilte duke me buzeqeshur ashtu sic bente gjithe ato here qe e prisja pas ndonje leksioni.Kaloja prane nderteses se Operas se Bavarise,nje nga ndertesat qe i pelqenin dhe me shpjegonte i harruar per injorancen time ,mbi te .por me thane se tashme nuk mund ta merrja trupin e Rikut me vete ,duhet ta merrja qe ne momentin e pare …
Me ditet fillova disi te hapesha……nje enderr ku ai erdhi ,me beri te besoja se ishte prane meje,krah meje ….me foli ,me perqafoi dhe une qava e qava dhe iu vara ne qafe duke iu lutur te mos ike,por …….nuk mundem te rri ketu, tha,nuk kam bilete ,por mos u merzit ,ti je ketu per te bere endrren tone ,ndaj je ketu!Ti je misioni im i pakryer…..mendohu,duke e kryer me nxjerr nga erresira ne drite !Beje per mua!
Jeto dhe jeten time …..jam aty,prane teje dhe duke ikur me pa ne sy thelle dhe tundi koken ne shenje kurajoze…..beje!peshperiti dhe ….iku …..
Qe aty,fillova te leviz.ne darke i thashe miqve se do kthehesha ne shtepi,por me nje kusht ata do me gjenin nje vend pune .te gezuar u pane ne sy dhe pranuan..
Keshtu fillova pune dhe njekohesisht Suzana me njohu me nje psikologe qe ndihmonte te huajt ne raste te tilla ,e bente vullnentarisht.
Ne fillim mu duk si nje gje e padobishme per mua,por akoma dhe sot une marr frytet e atyre takimeve me te .
Kishte dhe njerez te tjere si puna ime,qe kishin humbur te dashurit e tyre .Dhimbja na bashkonte dhe na bente me te forte.Aty njoha Irmen,sapo kishte humbur ne aksident rrugor burrin dhe dy femijet e saj ,nje vajze dhe nje djale 17 dhe 21 vjec perkatesisht .
E adhuroja fuqine e asaj femre,qendresen,filozofine e saj ndaj vdekjes qe ajo quante ikje ,ne nje udhetim te gjate te panjohur per ne .Tashme keshtu e quaj dhe une….dhe kjo me ka bere te ndihet gjithmone e me e pranushme vdekja ne jeten time.
Ai buzeqeshi ……ngjajme ……
Aty fillova te ndieja nevojen e dhenies …..doja te jepja…kisha nje bote brenda meje qe duhet ta nxirrja ne siperfaqe ……dhe nga ajo grua ne moshe qe na bente terapine mesova dashurine e ndihmes se njerzve qe kishin nevoje per ty dhe keshtu perfundova pa kuptuar ne nje nga grupet qe shkonin per te ndihmuar femijet ne nje periferi te Guatemales,per vullnetariat.
Ndermjet syve te tyre te paster gjeta serisht deshiren per jete.
Kur i shihja se si ngriheshin ne kembe pas nje sherbimi te devotshem,bota ime lulezonte .
Mesova kaq shume gjera nga ajo ekspedite 3 mujoreshe,do doja ta beja serisht por gjerat ndryshuan .
Kur u ktheva jeta ime morri nje rrjedhe krejtesisht tjeter.
Kisha shkuar per vizite tek miqte e mi Klaus dhe Suzane ,kur ra biseda mbi nje konkurs qe do zhvillonte njera nga studiot e tyre dhe Suzane merrte pjese ne juri.
Dhe une pyeta e shkujdesur per kete konkurs …eshte nje konkurs per talentet e reja mbi nje dege qe mendojme te hapim dhe ne te vonuarit ne kete fushe tha Suzane …..dhe ,me cfare ka te beje e pyeta…
me skicat,dizenjo ne mobilimin dhe dekorimin e apartamenteve ose ambienteve te ndryshme ….
Mu duk nje gje e bukur si ide.
Vertet une kurre nuk kisha menduar seriozisht mbi te ardhmen deri ne ate moment,ndoshta kjo ishte nje ide e mire.Diku duhet te kapesha,dicka duhet te beja,nuk mund te vazhdoja gjithe jeten keshtu!!!!!
Mbasi e mendova dhe vendosa morra ne tel Suzanen dhe i thashe se doja te merrja pjese dhe une ne ate konkurs ….bukur!!!!!! shprehu gezim ajo ……gezohem per ty!!!
Mbasi kisha bere perpjekjet e mia ne baze te testit qe me kishte dhene Suzane ,per habine time me te madhe pas nxjerrjes ne ekran te madh te punes se cdo njerit …pashe dhe punen qe kisha bere une ….mu duk kaq e bukur aty …..shtepia e endrrave te Rikut ,ate kisha bere ….ashtu sic ai ma kishte vizatuar ….
Emri im ishte i pari ne liste!!!!!!Kjo ishte nje mrekulli!!!!!!Nje trofe,nje trofe qe i takonte atij.
Suzana ndriconte nga gezimi .Me dha Certifikaten dhe me te me dha dhe nje cek per fillimin e studimeve ne shkollen qe ishte sponsor ne kete konkurs!
Jeta jote ndryshon …me tha ajo ne vesh…..ec perpara dhe per te !
Ishte nje shenje kjo,nje shenje qe me tregonte rrugen .E ndjeja doren e tij here pas here ta shtynte ne copat e letres qe skicoja dhe lumturohesha nga kjo ndjesi …..
Keshtu ….disi keshtu filloi nje jete e re …duhet te transferohesha ne qender te ketij qyteti madheshtor per tre vjet …Irma ishte ajo qe mbeshteti inisiativen time ,biseduam dhe vendosem te merrnim nje shtepi sebashku ….por nuk ishte kaq e lehte sa c’e mendoja …..ishte nje turture e vertete!
Qerate ishin ne stratosfere,te ardhurat tona shume te pakta,detyrimet shume te larta duke perfshire dhe pagesen e shkolles,kisha vendosur qe mos te shpenzoja kot leket e marra nga sigurimi i Rikut.
Keshtu,mbas shume kerkimesh dhe lodhjeje,mezi gjetem nje garsoniere te harruar nga i zoti dhe kete me ndihmen e Klausit.
Ishte kaq e harruar sa ishte kthyer ne nje kosh plehrash per kalimtaret qe kalonin .
Hynte pak drite nga ana e mbrapme se hyrjen veshtire e gjente dikush,ishte bodrumi i nje pallati shumekatesh, ne gjendje te mjerrushme.
Pas shume punesh,lodhje dhe pagesash mezi e sollem ne forme.Me ato leke qe kishim ,bleme 2 krevatet dhe gjerat e sherbimit te pare,me shume u morrem me pjesen e jashtme te tij ,per ta kthyer ne nje vend te banushem ,ndryshe nuk na jepnin lejeqendrimin ne ate vend !
As une as Irma nga shtepite e meparshme nuk morrem asgje.Ishte nje fillim i ri!
Vitin e dyte fillova te futesha pak ne teme e te kuptoja cpo ndodhte .
Suzana me thirri per te filluar pune ne linjen e re ,tashme kisha formuar nje mendim mbi ate cka duhet te benim ………shume pune,djerse dhe mund!!!!!!
Irma ishte rregullatorja e gjithckaje qe kishte te bente me shtepine ,kohet e fundit kishte probleme shendeti dhe nuk e lashe te punonte,bente ndonje pastrim te vogel kur i dilte apo ndonje sherbim tek komshinjte qe ishin ne moshe te madhe e te pamundur…..ato i mjaftonin per nevojat e saj personale ,ishte dhe njeri shume krenar,nuk pranonte ndihmen por e jepte me shpirt!
Nuk dua te behem barre thoshte …..mjaft!
Irma ime e dashur …..uroj te jete e lumtur ketu.
Nejse …..keshtu ….shkollen e mbarova shkelqyshem dhe ishte nje udhetim fantastik qe kam bere.
Ne tre vjetet e shkolles,kam pare dhe kam udhetuar me njerez qe as ne enderr nuk kam menduar se do i shoh a takoj ndonjehere ,kam punuar prane tyre,i kam ndjere aromen a djersen shumekujt.Arti eshte i bukur por jo kaq i kollajte sa duket.
Ne udhetimet e mia,kam pare nje bote tjeter,te pafund.Si ne Indi.Kur futesha ne mes ngjyrash,pelhurash e prekjesh …..mendoja se nuk do dilja kurre,ishte nje xhungel e vertete ngjyrash e pelhurash.Sikurse dhe ne ate te gureve te cmuar !Aladini ka qene nje nga librat e femijerise time qe lexoja
me qindra here dhe jo te gjithe por me shume ndermjet rreshtave ku flisnin kur ai futej ne ate tunel ku pemet benin fruta dhe frutat nuk ishin gje tjeter pervecse gure te madhesive,formave dhe ngjyrave te papara nga syri i njeriut…..ishte nje mrekulli,le nje, e ze nje tjeter dhe cdo njeri me i bukur se i pari ……mrekullohesha,isha e mrekulluar!
India eshte nje vend plot ngjyra dhe aroma!Sikurse dhe Kina ……..Kina …kaq e vogel ne germa,kaq e madhe ne emocione.
Kam shkuar dy here ,por kurre nuk kam arritur te ngopem me te!
Ka nje zhvillim dhe krijim te papare ne ate vend!Ne qofte se do ….te shohesh gjithe boten sebashku ……e gjen atje.Atje eshte krijuar gjithka ti sheh nga mbare bota,imitimet e te gjithe globit jane aty sikurse dhe realizimet e tyre mahnitese.
Kur kam hyre ne qendren ku ishin mostrat e mobiljeve ……kam dale vertet pa mend dhe naten …nuk kuptoja sa ore kisha atje brenda …..qytet i vertete….
Ne na tregonin tregjet por shume pak nga ne i frekuentuam me c’pashe me vone.Konkurenca eshte nje kanibalizem i vertete,por …..kush del i gjalle,fiton!!!!!
Ai e shikonte si i mahnitur ,fjalet e saj e udhetonin ne te njejtat vende….me te njejtit sy shihte dhe ai cfare ajo kish pare …..e bukur Kina …..i shpetoi ne nje moment ….
e ke pare ,pyeti ajo e habitur ……..
Jo…ia ktheu ai duke u kujtuar per goten e veres…..e pashe ndermjet syve te tu,pashe gjithcka ti ke pare.
PS:Vashdon në kapituj të tjerë ….Valbona Duraj