Dua ta shoh Shqipёrin me sytё e optimistёve
Kёtё rradhё nё Shqipёri erdhёm me traget duke e zgjedhur si alternativ pasi linjat e avionit tё vetmet qё janё nga Milano nё Tiranё janё si rulota, lёjnё shumё pёr tё dёshiruar dhe nё respektimin e orarit. Pёr mos folur qё nё kёtё periudh kohe bileta kushtojnё sa bёnё njё bilet pёr tё shkuar nga Milano nё Bangkok me Emirates.
Nё Durrёs fasada e Mirёseardhjes ёshtё njё pallatё shumёkatёsh qё po bie pjes pjes nga njё shtes ekstra mbi pallatin aktual, dhe aty banojnё njerёz.
Kapёrdihem dhe them me vete, “Nё Tiranё gjёrat janё ndryshe” por kujtohem qё Shqipёria nuk ёshtё vetёm Tiranё.
Sepse dhe ajo qe mё priti mё pas ishte njё imitim i Kajros por nё konteksin pak mё modern, Tek veshjet dhe makinat.
Mё bёrёn pёrshtypje grupet e turistёve dhe pyeta veten “Po kёta ca duan kёtu”, çfarё ka pёr tё parё nё Tiranё pёrveçse lokale, restorante, pube, lolake dhe pёrsёri lokale me njerёz pa fund nё çdo orё. ( ok kanё pёr tё parё lokale se kёto janё tё pakta jashtё 😛 )
Bёra njё xhiro nё lagjen time nё periferi tё Tiranёs dhe u tremba nga banda e qёnёve tё lagjes qё pasi zihen me njёri tjetrin sulmojnё dhe njerzit… Ështё shtuar pluhuri, pallatet dhe pёrsёri lokale e pёrsёri plot me njerёz dhe ishte vetёm ora 11 e paradites. Mentalish llogarita qё njё pjes janё student qё kanё mbaruar shkollёn dhe s’janё kthyer nё shtёpi, njё pjes janё turni dytё, njё pjes i quajta tё papunё, me pjesёn tjetёr smё dilte llogaria dhe e humba fillin. Dhe pyetja ishte me cfarё mbijetojnё kur mё shumё janё kafeneve sesa atje ku duhet tё jenё.
Pak mё sipёr e krahasova me Kajron, njerёz, zhurmё, makina, pluhur, lokale….Kaos. Kur mё pyesin si e shoh Tiranёn? ёshtё rregulluar shumё… apo jo?! Pёrmbahem duke thёn “Pak e rrёmujshme” Epo metropolet kёshtu janё mё thonё….tipike. Metropolet e kujt qytet mё vjen tё them janё tё tilla e mund tё vijoj debatin por pёrmbahem pasi nuk dua tё dukem emigrante tipike qё si shkon mё pёrshtat vёndi i saj….por dhe mё parё s’mё ka shkuar pёrshtat ndaj u largova.
Vendos tё dal nё bllok se dhe une normal, do ndjek turmёn, mё bёn edhe me tё heshtur ky fakt …. rrobat e mia stonojnё sa zbres shkallёt e pallatit pasi ashensori te ne mungon… mё stonojne me pluhurin, autobuzin, dhe kthehem pёr tu ndruar …. arrij nё bllok dhe prap dhe kёtu stonoj pasi kёtu jam nё njё tjetёr botё, te ai metropoli qё flasin tё gjithё…. dhe merzitem jasht mase duke menduar sa sipёrfaqёsore u bёra direkt … por realisht dhe kёtu rrobat qё ndёrrova mё stonojnё, janё shumё tё thjeshta pёr kёtё pjes tё qytetit.
E pёrtej rrobave njerzёve e lokaleve moderne tё Tiranёs e tё kёsaj zone tё qytetit, ky lluks i tepёrt stonon me veten e tijё, stonon me lagjet e tjera tё Tiranёs, stonon me mendimet dhe sjelljet e njerёzve dhe natyrshёm mё lind pyetja…. po tё pasurit e kёtij vendi ku e kalojnё kohёn??? Ato vajzat e bukura tё instagramit, me vjeshjet super cool e makinat e fundit ca bёjnё mё pas. pasi dalin nga kjo pjes e qyteti?!
E teksa rri nё kafe lexojё online artikullin e njё portali goxha nё zё mbi tё bukurёn e brigjeve shqiptare nё tё njёjtёn ditё ku aty u therёn e vranё njerёz e u mbytёn ca tё tjer pёr mungesёn e rojeve bregdetare.
Propagant alla Enveriane …. dhe dua shumё tё marr sytё e ktyre njerzёve optimis tё shikoj Shqipёrin dhe unё, tё shikojё kёtё Tiranё e kёte vend qё s’mё ofroj kurrё asgjё, si njё studente brillante qё isha, e s’mё ofron as sot asgjё qё vi me mall pёr tё takuar njerzit e mi, mikeshat e tё endem rrugicave ku u rrita.
I dua sytё tuaj tё shoh atё metropolin e bukur qё mё tregoni ti jap vetes pak shpres pasi kam vetem 4 ditё qё kam zbarkuar dhe ndjehem kaq e trishtuar…. Tirana ime mё trasmeton po atё energjinё negative qё me jepte njёsoj si para 12 vjetёve.
Nuk kam postuar asgjё nё rrjetet e mia socile, pjes tё Tiranёs sepse kam miq tё huaj qё kanё prenotuar njё tour tё saj dhe bregdetit e nuk dua ti zhgёnjej. Tu heq entuziasmin qё ju ofrojnё paketat turistike pёr vendin tonё.
Sepse nёse do postoja realitetin e asaj qё unё shoh me syt e mi, ёshtё shumё mdryshe nga realiteti qё mё tregojnё. dhe prap me mendje time pyes veten, Kёta shohin tё njejtёn gjё siç e shoh unё apo kёsaj gjёje ju shtojnё lule pёr ti dhёn forcё vetes tё jetojnё kёtu apo vёrtet syt e tyre optimistё ua kanё fshirё kёtё qё shoh une?!
Dilema vijonё….