Dredhanik me mish te grirë
PERBERSIT:
500 gr mish të grirë viçi
1 kokerr qep e madhe
pak kripe
pak piper i kuq
pak rigon
1 pako me peta byreku (të vetmen gje qe nuk di te bej jan petat e byrekut 😛 )
Vaj luledielli
PERGATITJA:
Përgatisni mbushjen duke kavardisur qepën me mishin e grirë në pak vaj luledielli.Skuqeni mire dhe shtoni pak kripe, piper të kuq dhe pak rigon.Shuani me dy gota ujë dhe lerini te gatuhen në zjarrë të avashët.Kur të jete gati lëreni të ftohet pothuajse e gjitha.
Ndëkohë shtroni dy peta duke i lyer me vaj luledielli ndërmjet tyre me ndihmën e një furçe kuzhine.Në mes vendosni mbushjen dhe mblidheni në formen e një cilindri.Këte cilinder rrethojeni rreth vetes duke formuar një dredhanik.Vazhdoni kështu dhe për pjesen tjeter të mbeture.Lyjini sipër akoma me vaj dhe piqini ne furren e nxehur me pare ne 190° per 15 minuti.
Ju befte mire 🙂