Dielli i ëmbël
Sa kohë u bë që spërgatisim më ëmbëlsira ? Mua smë kujtohet hera e fundit që i kam përgatitur ndaj sot i përvesha mëngët mirë dhe bëra këtë ëmbëlsirë. Një “millefoglie” mijra petësh në formë dielli. Për të bërë ato spiralet e vogla ju duhen paisje të veçanta që jo te gjithë i kemi në shtëpi. Është formë e tillë hekuri. Por ju bëni vetëm mesin si tip torte dhe jeni në rregull 😛
4 pako me pet sfoljat rrumbullake
2-3 lugë sheqer
1 pana vegjetale
Pik së pari përgatisni kremin e pastiçeris dhe vendoseni në frigorifer të ftohet. Vendosni dhe panën të ftohet.
Në një tavë me letër furre poshtë vendosni petët e sfoljatit. Shpoini sipër me pirun. Spërkateni me sheqer dhe vendosini të piqen në 180° për 20 minuta ose kur shikoni që sipërfaqja është karamelizuar mirë. Lëreni të ftohen.
Trasferoni kremin e pastiçeris në një qese pastiçerie. Panën e ftohur tashmë formojeni në shkumë dhe trasferojeni dhe këtë në një qese pastiçerie me grykën yll.
Tani formoni tortën “mijra fletëshe” duke bërë një shtres me kremin e pastiçerisë sipër një disku sfoljat. Vendosni sipër diskun tjetër të petes sfoljat ,akoma krem pastiçerie derisa në shtresën e fundit. Sipër dekorojeni me pana.
Une këto rrezet me pet sfoljat i bëra me formën e tyre përkatëse, i mbusha me krem pastiçerie dhe i ngjita në harmoni rreth tortës me pak pana.
Ju këshillojë ta konsumoni brënda dy ditësh sepse më shumë petë zbuten.
Ju bëftë mirë 🙂