Dardhë në verë të kuqe
Nëse jeni lodhur me ëmbëlsirat e festave dhe doni diçka më të lehtë atëher do ju këshilloja recëtën e këtyre dardhave. Përveç shijes së tyre të përkryer tek i gatuani do krijoni në shtëpi një afmosfer feste nga aroma e ngrohtë e verës së përzier me kanell dhe karafila.
4 dardhë varieteti i fortë
1 lt. vere e ëmbël
2 steka kanellë
4-5 karafila
150 gr. sheqer kaf
Qëroni dardhët me kujdes duke i ruajtur formën e tyre. Hidhni verën në një enë dhe shtoni në të sheqerin vendoseni në zjarr dhe sapo sheqeri të shkrijë shtoni shkopat e kanellës dhe karafilat.Vendosni në të dardhët dhe nëse nuk janë mbuluar komplet me verë shtoni pak ujë. Lërini të ziejn në verë për nja 30 minuta në zjarr të avashët. Gjatë kesaj kohe kthejini njëher dardhët me kujdes qe mos i prishni formën. Hiqini dhe ruajini mënjanë. Hiqni dhe karafilat dhe kanellën nga vera dhe lëreni akoma mbi zjarr derisa të formohet një salcë e trashë. Shërbejini dardhët e ngrohta me salcën e tyre dhe nëse keni dëshirë mundë ti shërbeni dhe me një lugë akullore me vanilje.
Ju bëftë mirë 🙂