Cupcake me Nutella

E kush femër nuk i adhuron keto ëmbëlsira kaq të bukura dhe super të shijsheme.Të zbukuruar me gjerat më femërora ato marin shpeshëherë formën e një vepre arti.Unë sot i solla të përgatitura me nutella.
PERBERSIT: për 8 cop
60 gr miell
60 gr sheqer
60 gr gjalp temperaturë ambjenti
1 vez temperaturë ambjenti
4 lugë nutella
1 lugë kakako e zeze pa sheqerë
1 lugë kafe pluhur maja për ëmbëlsira
Frosting-krem për dekorimin e ëmbëlsirave unë kam përdorur nutella dhe maskarpone dhe Frosting me krem gjalpi.
PERGATITJA:
Në një enë paksa të bollshme rrihni sheqerin me gjalpin e shkrirë me ndihmën e rrahësit elektrikë deri sa të bëhen krem,shtoni vezën,dhe vaniljen gjithmone duke i përzjerë.shtoni nutellan.
Bashkoni miellin me pluhurin maja për ëmbelsira dhe kakaon duke e shtuar te ena me veze dhe sheqerë me anën e sitës në mënyre që mos na bëhen kokriza dhe i përzini mire me ndihmën e një luge druri ose spatule gome deri sa të perfitoni një mase lisho dhe homogjene.Shpërndajeni brumin në tepsin e formave për cupcake të veshura me letrën përkatese të këtyre ëmbelsirave dhe shtoni brumin pa kaluar gjysmën e formës,pasi brumi duhet të arrrije gjatë ardhjes anët e formës ,por jo të derdhet.
Piqini në furrën e nxehur më parë në 180° per 20 minuta.(Gjithsesi mund të beni proven e shkopit duke marr një kunjë dhembesh dhe shponi brumin në mes nese shkopi behet pise atëher brumi ka nevoj tëpiqet akoma,nese jo eshte gati).
Lërini të ftohen dhe zbukurojini Frosting-krem për dekorimin e ëmbëlsirave ose sipas dëshires tuaje.Nëse doni te bëni më shumë cope po ju lë linkun e një nje tjeter recete që kam përgatitur me dyfishin e përbereseve.CupCake
Ju Bëfte mirë 🙂