CupCake
Cupcake jane embelsira te buta me origjine amerikane.Fairy cake thirren ne Angli dhe Patty Cake ne Australi.Dekorohen me krem gjalpi,djathi me pana pasticerie dhe pergatiten ne menyra te ndryshme me baze kafeje,çokollate,vanilie,ose dhe me ngjyryes te ndryshem ushqimor.dhe pse kohet e fundit eshte bere e modes qe te dekorohen me brum sheqeri ose me çokollat plastike te formave te ndryshme.
Cupecake e marrin emrin e tyre nga filxhani (cupe)sepse kan madhesin e tij dhe jan ideale per te shoqeruar nje filxhan çaji mbasditeve.
Un sot i solla me brumin baze me vaniglie dhe lekur limoni dhe Kakao.Te zbukuruara me pana pasticerie,fruta te fresketa,dhe çokollata te vogla.
PERBERSIT: per rreth 12 cop
120 gr miell 00
120 gr sheqer
120 gr gjalp(temp ambjenti)
2 vez
1 bustin vanilie
lekura e grir e nje limoni
1 lug te vogel pluhur maja per embelsira
pakes krip sa ju kapin dy gishtat
2 lug kakao e zez pa sheqer
PERGATITJA:
Ne nje ene paksa te bollshme rrihni sheqerin me gjalpin me ndihmen e frustave elektrike deri sa te behen krem,shtoni pastaj nje nga nje vezet,i,kripen,lekuren e limonit te grir,dhe vanilien gjithmon duke i perzier me frusten.
Bashkoni miellin me pluhurin per maja duke e shtuar me anen e sites ne menyre qe mos na behen kokra dhe e perziej mire me ndimen e nje luge druri ose spatule gome deri sa te perfitoni nje mase lisho dhe homogjene.Shperndajeni brumin ne pirofila te veshura me letren perkatese te ketyre embelsirave dhe shtoni brumin pa kaluar gjysmen e pirofiles.Pasi brumi duhet te arrrije gjate ardhjes anet e pirofiles ,por jo te derdhet.
Per cupcake me kakao perbersit jan te njejt vetem se nuk i shtohet lekura e limonit dhe ne vend te saj shtojm kakaon e zez pa sheqere.
I pjekim ne furren e nxehur me pare ne 180° per 20 minuta.Ose deri sa i shikoni qe kan marr ngjure te art.(Gjithsesi mund te beni proven e shkopit duke marr nje kunje dhembesh dhe shponi brumin en mes nese shkopi behet pise ateher brumi ka nevoj te piqet akoma,nese jo eshte gati)
Dekorojini sipas deshires 😛