“Crumble” krambëll dardhe i aromantizuar
Siç ju a thash dhe në një postim në Facebook festat e fundviti për mua kanë aromë kanelle, karafili dhe gjithë erëzat e ngrohëta që ta kujtojnë atë ditë. E keni kuptuar tashmë që kam filluar t’ju postoj receta për festa dhe këtë të sotmen do ta adhuroni nëse jeni të apasionuar mbasë erëzave pikante si unë.
1 kg. dardha
disa kokra karafili
1 shkop kanelle
2 yje anasoni në munges shtoni një shkop kanelle me shumë
3 lugë sheqer kaf ose të bardhë
1 maj luge gjalpë
1 limon
Për krambëllin:
200 gr. miell
100 sheqer kaf
150 gr. gjalpë i ftohtë
1 lugë çaji me erëza pluhur si karafil, arrë myshku, kanell, xhenxhëfillë)
Qëroni dardhët dhe pastroji nga farat e brendëshme. Pritini në copa të vogla. Në një tigan të përshtaçëm dhe për furrë shtoni gjalpin, dardhat, sheqerin lëngun e një limoni të shtrydhur dhe nja 2 gota ujë. Lëreni të gatuhen në zjarrë të mesëm. Kur dardhat të jenë zbutur dhe lëngu të jetë karamelizuar fikeni dhe lëreni mënjanë. Hiqni dhe kanellën, anasonin dhe karafilat.
Përgatisni “krambëllin” duke bashkuar miellin me sheqerin, erëzat dhe gjalpin e prerë në kubik të vegjël. Shkërmoqeni të gjithë masën me duarë duke formuar një masë ranore. Më këtë masë mbuloni sipërfaqen e dardhave. Vendoseni në furrë e nxehur më parë në 200° për 20 minuta, shikoje pak vetë me sy kur është e kuqerremtë dhe kërce. Shërbejeni të ngrohtë dhe nëse doni me akullore me vanilje sipër për ta bërë edhe më të shijshme.
Ju bëftë mirë 🙂