Crostat (krostat )me kakao dhe ricotta (rikota)
Ricotta (rikota) që banalishtë ne e përkthejmë gjizë është diku e afrueshme me gjizën tonë në konsistencë por në shije dhe në mënyre stazhonimi janë krejtësishtë tjetër gjë.Eshtë e ëmbël dhe stazhonohet më pak se gjiza jonë.Përdoret kryesishtë dhe për ëmbelsira ndërsa gjiza e jonë dhe pse ajo e buta, e reja dhe e ëmbëla nuk ka shijen e duhur per tu bërë ëmbelsira.Mundë ta gjeni fare lehtë nëpër supermarkete por munde ta bëni dhe vetë ne shtepi duke vendosur qumshtin të ziejë dhe kur te ketë marrë valë shtoni lengë limoni ose uthull molle dhe vendoseni te kulloje për gjysem dite.Por siç ju thashë dhe më lartë dhe në Shqipëri gjendet lehtësishtë
PERBERSIT. për rreth 4-6 persona
Brumi Frolla BAZA të ciles do ti shtoni edhe:
50 gr kakako të zezë pa sheqer
50 gr çokollate të zeze të shkrirë.
1 gotë të vogël liker
Përzijini bashkë me përbërsit e tjerë të brumit frolla dmth bazën dhe lërini në frigoriferë.
për pjesën tjetër duhen:
200 gr ricotta (rikota)
100 gr sheqer pluhur
pak vanilje
1 vezë
50 gr rrush të thatë
50 gr copëza çokollate (ato qe janë si pika të vogla)
PERGATITJA
Pasi përgatitet brumin frolla dhe e keni lënë në frigorifer për 30 minuta,përgatisim pjesën tjetër.
Vendosni në ujë te ngrohtë të zbutet rrushi i thatë.Punoni me një rrahës elektrikë rikotën me sheqerin pluhur,vezën dhe pak vanilje.Rrihini mjaftueshëm derisa të formohet një krem i butë dhe homogjenë.Shtrydhni nga uji rrushin e thatë dhe shtojeni te kremi i rikotës,shtoni dhe disa copëza çokollate dhe disa ruajini mënjane për sipërfaqen.Përzijeni dhe ruajeni mënjanë kremin.
Ndërkohë që kaloi koha e pushimit të brumit frolla e hapim në madhësin e tavës qe do ta pjekim.Unë i kam bëre në tava të vogla individuale.Kshu që qe vendoseni në tavën e lyerë me pak gjalpë.Ruani pak brumë mënjanë për shiritat e sipërm.
Pasi e shtruat brumin te tava që do ta piqni shtoni sipër kremin me rikota. Pjesën e mbetur të brumit hapeni dhe priteni në shirita te hollë.Kryqëzojini sipër sipërfaqes së krostatës,Piqeni në furrën e ngrohur më parë në 180° për 30 minuta.Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet.Dekorojeni me copëzat e mbetura të çokollates dhe kur të jetë ftohur plotesishtë vendoseni në frigorifer.
Shërbejeni të ftohtë.
Ju bëfte mirë 🙂