Crème brûlée
Crème brûlée ose kremi i djegure nese do ta shqiperonim eshte nje embelsire me origjine franceze e cila thuhet se eshte krijuar qe ne vitin 1691.
PËRBËRSIT:per 6 persona
8 te verdha veze
500 ml pana e fresket
125 ml qumesht
130 gr sheqer
1 stek vanilie ose esencë vanilie
3 lugë sheqer kane ose normal per sipërfaqen.
PËRGATITJA:
Për përgatitjen e kesaj ëmbëlsire pike se pari ndizni furrën ne 180° dhe vendosni ne te nje tave paksa të thelle te mbushur 3 gishtë me uje.
Ndërkohe vendosni të ngrohen në një enë pana bashk me qumshin dhe farat e stekes se vanilies ose esencen e vanilies.Lërini derisa të marre val dhe hiqni steken e vaniglies..Në nje enë tjeter perzini te verdhat e vezëve me sheqerin ngadalë që mos ju marin ajer ose te formohet nje tip shkume.Hedhim ne të masën e ngrohur me pana dhe qumesh, pasi e kemi lënte ftohet paksa.Perzieni mirë derisa sa masa te jet homogjene.Kullojeni dhe shperndajeni ne pirofila monoporzione. Vendosini ne taven me uje qe vendosim me pare ne sobe.I lini te piqen ne banjomari per 50-60 minuta ose kur shikoni qe siperfaqja e kremit te jetë komplet kompakte.Nëse para ketij minutazhi siperfaqja fillon skuqet më shumë vendosini sipër leter alumini qe mos ju digjen.Kur te jen gati lerini te ftohen.
Pas kesaj shperndani në sipërfaqen e kremit , sheqer normale ose kane dhe karamelizojini me makinen apostafatë,nqs nuk e kini vendosini ne furrë ne maksimunin e nxehtesise në menyre te tille qe sheqeri të digjet.Nëse i pergatisni disa ore përpara se ti sherbeni ju keshillojë që djegien e sheqerit ta beni disa minuta para se ti servirni.Në këte menyre do kini nje sheqerë te djegur te lëngshëm dhe jo te ngrire.
Ju Bëftë mirë 🙂