Fashion Food inspiruar nga ruby woo-Coulis- kulis mjedrash dhe shege
Siç e kam shpjeguar koulisi është një salcë frutash ose perimesh. Sot receta ime u inspirua nga buzkuqi “ruby woo” nga M.A.C make up, që ndodhet dhe në Shqipëri
500 gr. mjedra
200 gr. kokrra shege
1 lugë sheqer kaf
2 lugë lëng limoni
Vendosni mjedrat dhe kokrrat e sheges në një enë me fundë që nuk ngjitë dhe lëreni derisa të nxjerrin jashtë gjithë ujin e vegjetacionit. Lërini në zjarrë të avashët dhe kur uji të jetë përtharë dhe volumi i frutave të jetë ulur shtoni sheqerin dhe me pasë lëngun e limonit. Përziejini mirë dhe pastajë gjithë masën kalojeni në nje sitë duke e shtypur me ndihmën e një luge. Ruajeni në frigorifer dhe shërbejeni sipër ëmbëlsirës tuaj të preferuar.