Copa pule të marinuara dhe sallatë crudité
Për një vaktë të lehtë dhe plot shije në këto ditë të nxehta.
300 gr. gjoks pule
2 lugë mustard Dijoni
2 lugë soja
gjysëm luge vaj ulliri
pak kripë dhe piper të zi
1 rrënjë xhenxhëfil ose pluhur xhenxhëfili
Për sallatën
2 karrota të vogla
2 kungulleshka të njoma
1 spec të kuq
2 domate
1 trangull
1 qep
pak kripë
pak vaj ulliri
1 limonë
disa gjethe borzilok
krem balsamik
Prisni gjoksin e pulës në shirita dhe vendoseni të marinohet me salcë soje, xhenxhëfilë të grirë me rende, mustard, pak kripë, piper dhe vaj ulliri. Lëreni në frigorifer rreth 1 orë.
Ndërkohë prisni të gjitha perimet në katrore shume të vegjel “Brunoise” brunuaz quhet teknika dhe marinojini me kripë, lëngë limoni, vaj ulliri dhe borzilok.
Kaloj koha e marinimit të copave të pulës piqini në zgarë ose në një tigan me fundë që nuk ngjitë derisa të karamelizohen dhe të thekërisen mirë.
Shërbejini me sallatën crudité dhe krem balsamik sipër.
Ju bëftë mirë 🙂