Copa pule me patate në furrë
Të gjithë dim ta përgatisim pulën me patate në furrë por në këtë mënyrë që po j’ua shkruaj sot do keni pulë dhe patate më të thekërrisura dhe akoma më të shijshme.
copa pule rreth 1 kg.
400 gr. patate
kripë
piper
rozmarinë
vaj ulliri
Pastroni copat e pulës dhe vendosini të ziejn në ujë me pak kripë rreth 15 minuta. Qëroni patatet dhe pritini në thelpinjë dhe vendosini dhe këto në ujë të ziejn për 10 minuta. Pastaj kullojini dhe së bashku me copat e pulës vendosini në një tavë me letër furre posht. Kriposini, shtoni rosmarinën, pak piper të zi dhe vaj ulliri. Vendosini në furrën e nxehur më parë në 200° për 30 -40 minuta.
Shërbejini të ngrohta.
Ju bëftë mirë 🙂