Cookies -Biskota Amerikane
Sa herë i kemi parë këto biskota nëper filmat Amerikan. Historia e tyre është shumë tërheqëse.U shpikën rreth viteve 30 nga Ruth Wakefield gati rastësisht. Ruth punonte në një hotel “Toll House Inn”, dhe zakonishtë përgatiste për klientët biskota me çokollate por atë ditë çokollata e butë që përdorte zakonishtë kishte mbaruar dhe futi në brumin e tyre një çokollatë Nestle të copëtuar. Kur i nxori biskotat nga furra vuri re që copëzat e òokollatës ishin akoma të plota dhe vendosi tjua servirte klientëve gjithsesi. Suksesi qe i menjëhershëm dhe receta e sajë u bë menjëher e njohur në të gjithë Amerikën. Nestlé e furnizoj për jet Ruth-in duke shpikur enkas për të pikat e vogla të çokollatës. Në kembim që receta e sajë të shkruhej te çokollata që Nestlé bëri më pas të quajtura “Toll House”
Si ndodhë me çdo recetë dhe për këto biskota ekzitojnë mijra të tilla. Kjo është njëra prej tyre. Unë e ndava brumin në të bardhë dhe me kakao.
për rreth 50 cop
350 gr.miell 00
100 gr. sheqer kokër
100 gr. sheqer pluhur
230 gr. gjalpë në temperatur ambienti
3 vezë
pak vanilje
pak sodë buke
350 gr. copëza të vogla çokollate
200 gr. kakako e zezë
10 gr krip e trash
Në një robotë kuzhine ose me përzierësin elektrikë punoni gjalpin në temperatur ambienti me sheqerin kokër dhe atë pluhur derisa të keni një masë lisho dhe homogjene.
Shtoni kripën e trashë nëse dëshironi,vaniljen,vezët dhe përzijini përsëri për rreth 6-10 minuta.
Bashkoni miellin me sodën dhe shtojini duke i situr te pjesa tjetër dhe përzijini me një spatul kuzhine derisa të keni një brumë të formuar mirë. Pastaj shtoni dhe copëzat e çokollatës. Përzijini dhe ndajeni brumin në dy pjesë. Njërën nga pjesët shtoni kakaon dhe përzijeni brumin përsëri.
Shtroni një letër furre te tava e madhe e sobës dhe duke u ndihmuar me një lugë të vogël merrni pak brumë dhe vendoseni në të. Vendosini largë nga njeri- tjetri brumin e biskotave sepse gjatë pjekjes ka tendecë të hapet. Vazhdoni kështu për gjithë pjesën tjetër të brumit. Piqeni në 180° C për 20 minuta.
Lëreni të ftohen plotësishtë para se ti shërbeni.
Ju bëftë mirë 🙂