Cironka te skuqura
PERBERSIT:
500 gr cironka te fresketa
2 veze
50 gr miell
vaj per skuqje
krip sa mjafton
PERGATITJA:
Pastroni cironkat nga koka dhe te brendeshmet,Hiqini shiritin e halave dhe shperlahini mire ne uje te bollshem.Beni kujdes mos ti ndani ne mes por te perfitoni fileto me to.
Vendosni vaj mjaftueshem te nxehet,rrihni vezet dhe kaloni nje nga nje cironkat ne miell pastaj ne vez.Skuqini dhe kullojini nga vaji i tepert duke ja thithur ate me leter kuzhine.Ne funde kriposini dhe shoqerojini me feta limoni.
Kriposja behet ne funde per arsye qe panatura e cironkave te ngelet me krokante.Nese i kriposni ne fillime ato do te ngelen me te buta gjate skuqjes.
Une kam perdorur cironkat por mund te perdorni dhe sardelet perderisa jane peshq te se njejtes familje.
Ju befte mire 🙂