Çikore e kuqe në furrë
Një recete detoks kjo që po sjell sot. Nëse e gjeni këtë lloj çikore në treg mos e lini pa provuar këtë recetë. Mund ta përdorni si një pjatë të vetme ose si kontono për të shoqëruar ndonjë fileto peshku ose mishi.
3-4 çikore të kuqe
1 linonë
2 lugë vaj ulliri
Pak kripë dhe piper të zi
Barë qepe ose bishta qepe të njomë
2 lugë me fara mikse
2 thelpi hudhër
Pastroni çikoren e kuqe nga fletët e jashtëme nëse i ka të dëmtuara dhe priteni në 4 pjest të mëdha. Vendosin në një tavë me letër furre poshtë. Kriposini, piperosini, shtoni lëngë limoni, vaj ulliri, farat mikse, hudhrat e shtypura dhe barin e qepës ose gjethet e saj.
Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 25 minuta.
Shërbejeni me akoma bishta qepe sipër.
Submit your review | |