Chips (patatina) me panxhar
Këto kohë që po bej një plan pastrues për organizmin kur vjen mbasditja apo kur jam rrugëve më merr uria shumë dhe për mos blerë shpesh frutat e thata që kushtojnë “një djallë e gjysëm” marrë me vete këto “patatina” të cilat jo vetëm që më ndërpresin urin por janë dhe goxha me vlera ushqyese. Duhet vetëm pak kohë në dispozicion për ti realizuar dhe mund tjua jepni dhe fëmijve. Unë jua vë dhe miqëve përgjatë një aperitivi në vënd të patatinave të blera 😉
panxharë
pak kripë
Qëroni panxharin dhe vendoseni të ziene në ujë të bollshëm për 10 minuta, hiqeni dhe lëreni të ftohet. Pastaj priteni shumë hollë. Unë përdorë mandolinën ose qëruesen e patateve për ti prer në fleta shumë të holla. Vendosisi në një tavë me letër furre poshtë dhe thajuani ujin e tepërt me letër kuzhine. Vendoseni në furrë në 100° dhe lërini të thahen derisa të thekërisen mirë dhe të bëhen kërce. Kriposini dhe lërini të ftohen.