Cheesecake pa pjekje me reçel qershie
Mendoja t’ua vija më parë këtë recetë që ta përgatisni për festën e fëmijve por ditët në Shqipëri me rrëmujën e tyre stë lën të hedhësh asnjë gërmë. Më në fund gjeta pak kohë t’ua shkruaj.
500 gr. biskota të thata
250 gr. gjalpë
4 pako filadelfia naturale
150 gr. sheqer pluhur
lëngu i 1 limoni
200 ml. pana e freskët ose pana për tu formua (duke parë që në Shqipëri mezi gjëndet pana e freskët)
1 majë luge vanilje
4 fleta xhelatinë peshku
2 lugë qumësht
Reçel qershie për sipërfaqen
Vendosni biskotat në blender dhe grijini, pastaj shtoni gjalpin e shkrirë dhe përzijini derisa të bëhet një brumë i njomë. Me këtë mas vishni fundin e një tave dhe anët e saj, ngjesheni mirë dhe nivelojeni. Futeni në frigorifer të fresku për 40 minuta.
Ndërkohë vendosni fletët e xhelatinës në një enë me ujë të ftohtë dhe lërini të zbuten.
Në një enë rrihni panën dhe formojeni paksa, shtoni dhe lëngun e limonit dhe përzijeni përsëri. Në një tjetër enë përzieni filadelfian me sheqerin derisa të bëhen krem, shtoni dhe panën e formuar në të dhe përzijeni mirë që të keni një krem lisho.
Kur xhelatina është zbutur vendoseni të shkrihet në qumshtin e nxehur, përzijeni derisa të shkrihet plotësishtë. Lëreni të ftohet paska dhe kullojeni. Pjesën e filtruar bashkojeni me kremin. Përzijeni përsëri.
Masën derdheni sipër bazës me biskotë, nivelojeni mirë dhe vendoseni përsëri në frigorifer të mpikset. I duhen rreth 4-5 orë.
Në momentin e servirjes shoqërojeni me reçel qershie sipër.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |