Canelloni(kanelloni) të mbushura me gjizë dhe spinaq

Canelloni të mbushura me gjizë dhe spinaq është një pjatë tipike shtëpiake Italiane. Sipas rajoneve përgatitet në mënyra të dryshme me disa ndryshime të vogla.
makarona canelloni (kaneloni) 1 pako
500 gr. spinaq
400 gr. gjizë
2 vezë
100 gr. djath kaçkavall i grirë
arrë myshku sa mjafton
kripë dhe piper i zi
rreth 200 gr beshamel
Zjeni spinaqin ne ujë me kripë për 5-deri 10 minuta pasi ka marrë val kullojeni dhe lëreni të ftohet disi (Ruajeni dhe ujin që ziet spinaqin)
Shtrydhini mirë me duar derisa tja keni hequr ujin e tepërt dhe grijeni imët.
Përgatisni gjizen me pak kripë, piper, pak arrë myshku dy vezë, gjysmën e djathit të grir, përzijini mirë dhe shtoni në të dhe spinaqin,
Te uji që keni zier spinaqin fusni në të makaronat dhe lëreni të zbuten për rreth 2 minuta nëse “kanelonin” e doni aldent por nësë e doni me të zier mund ti zjeni për 2 minuta në ujë të valuar me kripë. Opsioni i parë sipas mendimit tim është më i mirë pasi Kaneloni nuk do tju prishet dhe çahet.
Përgatisni beshamelën.
Mbushini një nga një me salcën e gjizes me spinaq me ndihmën e nje qese pastiçerie ose me një lug të vogël. Rradhitini në një tepsi, me pak vaj, shtoni sipër beshamelën dhe pjesën tjetër të djathit të grirë. Piqini në furrën e nxehur më parë në 200° për 25-30 minuta.
Shërbejini të nxehtë
Ju Bëftë mirë 🙂