Çaj i ftohtë me mana kineze
Manat kineze janë antioksidanti më i mirë që ekziston. Përveç kësaj ato përmbajnë një sërë vetish të tjera si antiiflamatore, kundra mykut në trup e shumë të pasura me vitamin B komplekse etj. Sot për ju solla një çaj të ftohtë me to të cilin e kam aromantizuar dhe me xhenxhefillë dhe lëkura limoni. Nuk po ju them që është çaji më i mirë që keni provuar ndonjëher por jua sigurojë që është më i shëndetëshmi.
200 gr. mana kineze të thata
1 lt. ujë
100 gr. sheqer kaf
1 rrenjë xhenxhëfillë
lëkura limoni vetëm pjesa e verdhë
Vendosini mana të rrinë në ujë të ftohtë për nja 30 minuta pastaj shtoni sheqerin feta xhenxhëfilli dhe lëkurat e limonit dhe vendoseni në zjarrë të ziejë për nja 20 minuta. Lëreni të ftohet pastaj filtrojeni dhe trasferojeni në një broke qelqi. Vendoseni në frigorifer të ftohet plotësishtë dhe shërbejeni me feta limoni.
Ju bëftë mirë 🙂