Çaj dhe lëng pjeshke me xhenxhëfil
Dy receta në një postim, ja këto të mira na rezervon vera. Në fakt as nuk dija si ti quaja por këto janë dy lëngje që gjënden shpesh në frigoriferin tim në ditët e verës. Plot me antioksidues, vitamina, hidratuese dhe freskuese dhe mbi të gjitha kaq të mira për fëmijet.
Janë tepër ekonimike, të shëndetshme dhe mund ti bëni me frutat që dëshironi më shumë. Një ide e mirë janë mollët dhe qershit.
Për rreth 4 litra lëng:
2 kile pjeshkë
1 rrënjë xhenxhëfil
4 litra ujë
2 lugë mjaltë ose shurup agave, panje ose sheqer
Ndani pjeshkët në dysh dhe hiqjani bërthamën, (nëse doni dhe mund ti qëroni por mua më pëlqejnë me gjithë lëkurë pasi lëshojnë më shumë ngjyrë)
Vendosini në një enë ku do të shtoni dhe 4 litra ujë, rrënjën e xhenxhëfilit të qëruar dhe prer në feta dhe vendoseni në zjarr të ulët të ziejë rreth 35-40 minuta derisa brumi i pjeshkëve është copëzuar dhe zbutur mirë.
Një pjes lëngu filtrojeni për të pasur një çaj të ftohtë të hollë si ai i kuqi në foto.
Hiqni xhenxhëfilin nga pjeshkët shtoni mjaltin ose ëmbëlsuesin që keni përdorur dhe jepini një të bluar me mikserin në zhytje.
Këtë mas filtrojeni dhe lëngun e përfituar ndajeni nëpër vazo qelqi. Nëse dëshironi mund ti shtoni dhe lëngun e gjysëm limoni para se ta bluani.
Lëreni në frigorifer të ftohet mirë para se ta konsumoni.
Shënim: (Zgjatë 3 ditë nëse ruhet në frigorifer. Për ta ruajtur më gjatë mund ta ndani kur është i nxehtë në shishe qelqi dhe shishet ti zjeni njësoj si proçedura e zierjes së reçelit.