Byrek me qumësht dhe vezë
PERBERSIT:
1 pako me peta byreku
3 vezë
500 ml qumësht
50 gr gjalp
pak kripë
PERGATITJA:
Piqini pak sipër sobës petët që do perdorni për byrekun ( nëse e keni vatrat me gaz si unë vini tepsin më të madhe qe keni mbi vatrat dhe lëreni të nxehet në zjarrë të ulët dhe piqini një nga një) Ruani menjanë nja dy të njoma për sipërfaqen dhe fundin.Në një enë rrihni vezët me pak kripë,shtoni qumshin dhe gjalpin e shkrirë.Lyeni fundin e një tepsie me pak gjalpë dhe shtroni në të një rrjeshtë me petët e njoma dhe pastaj vendosni të pjekurat.Shtoni gjusëm garuzhe nga masa me vezë dhe qumësht.Vazhdoni kështu me rradhë për aq sa shtresa të dëshironi. Shtreses së fundit dmth sipërfaqes shtroini petën e njomë që lamë menjanë.Shtoni dhe këtu pak nga kompostoja me qumshtin dhe vezë Piqeni ne furrën e nxehur me parë në 180° për rreth 30 minuta ose kur shikoni që sipërfaqja është e thekur mirë. Fikni sobën dhe lëreni të kullojë para se ta shërbeni.
Priteni në copa dhe shërbejeni të ngrohtë.
Ju bëftë mirë 🙂