Byrek me qep dhe domate
Dhe mbas postimit të taratorit sot si ditë e diel bëra një byrek me domate mëqë dhe domatet pak nga pak po na lënë.Nga vera është i vetmi ushqim që do më mungoj në dimër.Tentohem donjeher aq shumë ti blej jashtë sezonit por kufizohem të blej ato të voglat qershizë duke i thënë vetes është hera e fundit që i blen në dimër.Të kuptohemi drejtë u bë goxha vitë që nuk haj fruta dhe perime jashtë sezonit.Të gjithë duhet të riedukohemi me këtë zgjedhje,dhe them riedukohemi sepse në kohën e “Xhaxhit Enver” ne nuk hanim domate në dimër ose portokalle në vere.Nuk hanim bamje apo bizele gjatë gjithë kohës..Ja kjo është të hashë me sezone.Nuk është e vështirë edhe nëse si dini çfare janë të stinës mjafton që në çdo fillim muaj të klikoni në internet dhe do gjeni shumë informacion.As une nuk i mbaj mëndë të gjtha por here pas here hap librat e shkolles për një rifreskim ose siç ju thash dhe me siper një klik në internet,i shkruaj në bllok dhe sa here shkoj në market i hedh nje sy 😉 Të kthehemi te byreku jon.
1 pako me peta byreku “sdi ti hap ndaj i blej gjithmon 🙁 “
3-4 qep të ëmbla
1 kg domate
pak kripë
pak piper i zi
rigon
pak vaj ulliri
gjysëm filxhani me vaj luledielli për të lyer petët ose gjalpë i shkrirë
Grini imët qepën dhe vendoseni të kaurdiset me pak vaj ulliri dhe sapo të bëhet paksa trasparente shtojini një garuzhe ujë dhe lëreni të gatuhet në zjarre të ulet në qetësin e sajë.Pas disa minutash shtoini dhe kripë dhe lëreni përseri të gatuhet.
Ndërkohe hiqjani domateve lëkuren duke i përveluar në ujë të nxehtë dhe grijini trashë.Shtoini dhe këto te qepa dhe përzijeni herë pas here derisa domatet të ken humbur aciditetin e tyre dhe janë shkrirë plotësishtë.Aromantizojini me piper të zi dhe rigon dhe lëreni gjellën të ftohet.
Hapni petët dhe me ndihmën e një peneli kuzhine lyjini paksa ndërmejt tyre me vaj duke i shtruar në tepsi një nga një.Bëni një mbushje me gjellën e përgatitur dhe vendosni akoma petët e lyera me vaj luledielli.Bëni sa shtresa dëshironi me gjellë dhe pet byreku.Blidhni mirë anët që mos ju dali gjella dhe shtresë e fundit të petës dmth sipërfaqen lyeni me ujë dhe vaj.Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 180° për 30 minuta.
Shërbejeni të ngrohtë dhe nëse dëshironi të shoqëruar me tarator ose dhall
Ju bëftë mirë 🙂