Byrek me Lepjeta
PERBERSIT:
1 pako pete te thata per byrek
1 kg lepjeta
4 qep te njoma
vaj ulliri
50 gr gjalpe i shkrire
200 gr djath i bardhe
1 vez
kripe dhe piper i zi
disa gjethe mender te fresket
PERGATITJA:
Lani dhe grini qepet dhe lepjetat.Vendosini te kavardisen me pak vaj ulliri.Lerini derisa uji te avulloje dhe lepjetat te kene ulure volumin e tyre.Hiqini nga zjarri.Rrihni vezet dhe shtoni ne te pak kripe,djathin e shkermoqur dhe piperin e zi.Grini mendren dhe shtojeni te lepjetat bashke me djathin dhe vezen.Perzijeni mire te gjithe perbersit.Ne nje tepsi me ane te larta shtroni letren e furres dhe siper vendosni nje pete byreku,lyeni me gjapin e shkrire dhe radhisni ne kete menyre rreth tre peta byreku,Shtoni mbushjen me lepjeta dhe shtroni perseri peta ,gjalp te shkrire dhe mbushje.Vashdoni keshtu per sa shtresa qe te deshironi.Ne funde bashkoni mire anet qe mos ju dali gjella dhe lyeni me gjalpin e shkrire.Piqeni ne furren e nxehur me pare ne 200° per 30 minuta.
Sherbejeni te ngrohte me kos.
Ju befte mire 🙂