Bulevardi i Yjeve
Një shkrimtare e suksesshme,që kthehet në atdhe për të vizituar një spital psikiatrik….
Një gazetar i kronikës rozë,që gjurmon këmba-këmbes shkrimtaren…
Një aktore e re,që frekuenton të njejtin spital,për të ndertuar një rol të pazakontë..
Një grua e hijshme ,që shfaqet ndrojtur përtej kangjellave të këtij spitali..
Jetët paralele të disa personazheve,të kryqëzuara,të gjitha,në një çmendinë..
simbolika e së cilës i kalon muret e saj fizike,në “një shoqëri që ka gati gjithmonë një këmishe force,për t’ia veshur gjithkujt që e gjen të ndryshëm”..
Qyteti nuk ka asnjë kordinatë gjeografike.Ai mund të gjëndet kudo…
E ashtu si kudo,edhe në këte qytet njerezit ënderrojnë,zihen,shpërfillen,
Nuk mund ta filloja veçse me fjalët e vetë parathenies ,këtë udhëtim sëbashku,në librin e parë të saj dhe tepër të dashur për mua :
BULEVARDI I YJEVE
Arlinda Guma thotë shumë,me penën e saj të forte ,vë piken mbi i-të lëngonjëse,të kësaj shoqerie.
Ndërmjet personazheve të saj përcepton në përditshmërine tonë .
Akoma dhe atëhere kur me dëshperim mbylla faqen e fundit,”te pestët” vinin rrotull meje kudo që shkoja …i shihja …i dëgjoja …ashtu,sikurse padashur,në ca situata,më vjen ajo shprehja që ia vjedh shpesh ..
“Më Brytnin …nuk vlente një lek”
Ia vlen t’i bëni vetes një dhurate e cila do bëje rizgjimin e vlerave të lexuesit tek ju dhe do jetë një libër që në një moment do ju bëje të ndiheni krenarë që e keni në biblotekën tuaj!
Mbajeni mend emrin e kësaj autoreje!
Ky liber,ka ngritur diskutime të cilat do vinë në skenë shumë shpejt,sërisht ..
Letërsia ka nevojë për metra të reja!
Nga Valbona Duraj!