Bukëvale me sheqer
Sa nga ju e kujtojnë këtë pjatë që gjyshet na i jepnin me zorë para se të shkonim në shkollë? Era e gjalpit të karamelizuar që u ndjente në shtëpi me kujtohet dhe sot. Kjo recet është një varianti i saj me sheqer, varianti tjetër është me djathë të bardhë që dikush në vëndë të bukës së grurit e përgatiste me bukë misri. Një tjetër recet që bënte ime gjyshe ishte me bishtat e qepëve të njoma dhe mëndër. Une po e shkruaj ashtu siç më kujtohet si e bënte ajo. Ju sheqerin e bardhë mundë ta zvëndesoni me sheqer kaf dhe do të bëni dhe një mëngjes të shëndetshëm për fëmijët.
4 -5 feta buke
2 lugë sheqer të bardhë ose kaf
1 lugë gjalpë
ujë i nxehtë sa mjafton.
Thërmojeni bukën në copëza të vogla. Në një enë shkrini gjalpin, shtoni sheqerin dhe lëreni të karamelizohet paksa, pastaj shtoni bukën e thërmuar dhe përziejni vashdimishtë derisa dhe buka të thekëriset mirë dhe të marri ngjyrë të artë. Pastaj ngadal pak nga pak shtoni ujë të valuar derisa masa të zbutet. Shtoni ujë pak nga pak që ta shikoni me sy kur është gati. Përzijeni vazhdimishtë në zjarrë derisa uji të përthahet.
Shërbejeni të ngrohtë ose të ftohtë.
Ju bëftë mirë 🙂