Bukë të vogla integrale
Janë shumë praktike sidomos për kë merrë bukë me vete në punë apo për t’ua dhënë fëmijve me vete në shkollë. Unë kam përdorur një mori miellërash për ta bërë më të errët brumin por ju mjaftonë të perdorni dhe vetëm një lloj mielli, atë integralin normal që gjëndet në supermarkat.
Për 20 panine
100 gr. miell integral
200 gr. miell thekre
100 gr. miell tërshëre
250 ml ujë të vakët
2 lugë vaj ulliri
pak kripë
16 gr maj birre
miks farash (luledielli, liri, suzami, lulëkuqeje, kungulli)
Përzieni miellërat me dy lugë nga miksi i farave, shtoni pak kripë dhe vajin e ullirit. Shkrini majan e birrës në ujin e vakët dhe filloni zini brumin duke e punuar mirë me duarë. Mundë ta punoni me robotin e kuzhinës ose me brumatriçen.Punojeni derisa masa të jetë elastike dhe homogjene. Vendoseni në një enë të bollshme të spërkaturë me miell. Mbulojeni me qese kuzhine dhe vendoseni në furrë vetëm me dritën e saj ndezur. Lëreni të vij për rreth 2 orë e gjysëm ose kur shikoni që masa është dyfishuar. Kaloj kjo kohë duke u ndihmuar me ndihmën e pak mielli i jepini formën e panineve të vogla rumbullake ose të stergjatura. Vendoseni në një tavë me letër furre poshtë dhe lërini të vinë përsëri për rreth 1 orë në furrën me dritën ndezur të mbuluara me një beze kuzhine të njomë. Kaloj kjo kohë lyeni sipërfaqen e tyre me pak ujë ose vaj dhe spërkateni me miksin e farava. Piqini në 200° për 30 minuta. Lërini të kullojë para se ti konsumoni. Ruajini në çanta letre ose të mbështjellë me një beze në një vendë të thatë dhe të freskët.
Nëse i doni për fëmijët mund mos ti shtoni miksin e farave.
Ju bëftë mirë 🙂