Bukë mëngjesi me kos grek dhe fiq
Më në fund i erdhi radha dhe kësaj recete. E cila në faktë është shumë e thjeshtë dhe po se prezantuat në këtë mënyrë, mjafton një fet buke e mirë integrale , kos grek, mjaltë dhe sipër i vendosini ca fiq dhe ja ku keni një ushqim të mirë për mëngjesin e të dielave ose brunch-in. Por nëse keni më shumë nge, përgatiteni vetë bukën duke i dhënë brumit një formë rrethore. Për të përgatitur një bukë të mirë në shtëpi shikoni postimin këtu. Përgjysmoni masat për të bërë bukën në foto më poshtë. Ndërkohë Po ju lë me recetën 🙂
1 bukë e bërë vetë në formë keku rrethor
Pakëz vanilje të frekët në munges vanilje pluhur ose lengë
1 lugë gjalpë i shkrirë
200 ml. kos grek
50 ml. mjaltë lulesh organik
10-12 kokrra fiq
Pasi përgatitët bukën ju që keni zgjedhur ta bëni vetë hapeni në mes të lyeni si jashtë dhe brenda me gjalpë të shkrirë me ndihmën e një peneli dhe vendoseni të theket paksa në furrë.
Veçmas përzieni kosin me vaniljen. Kur buka të jetë thekur lëreni të ftohet pak dhe priteni në mes duke krijuar dy rrath. Vendosni bollshëm kos në mes, fiqtë e prerë në feta, lyeni sipër fiqtë bollshëm me mjaltë vendosni pjesën tjetër të bukës sipër, lyeni përsëri me kos, vendosni fiqtë dhe në fund mjaltin.
Shërbejeni.
Mëngjes të mbarë 🙂
Submit your review | |